Prokuroria Kush shiti ne media kerkesen
Dokumentat për hetimin e Ilir Metës dhe Dritan Priftit, që mbajnë vulën e Prokurorisë nuk janë shpërndarë për mediet nga ky organ. Prokuroria e përgjithshme ka reaguar menjëherë pas publikimit ne mediat vizive të disa dokumentave që kanë lidhje me hetimin që po bëhet për korrupsion nga Dritan Prifti. Organi i hetimit kërkon që institucionet e tjera që janë përfshirë në hetime dhe që kanë dokumenta të tilla të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, Prokuroria bie ndesh me parimet e gazetarisë, kur i kërkon mediave që të bëjnë me dije burimin nga kanë marrë këto të dhëna dhe dokumenta.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 12 shkurt 2011 )
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 12 shkurt 2011 )