E Diel, 1 Nëntor 2026

21 Janari, gjykata lë në burg Agim Llupon

Gazeta Shqip

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën e ish-gardistit Agim Llupo për ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesë kjo e parashtruar gjatë seancës së mëparshme për çështjen e 21 Janarit.

Avokati mbrojtës i Llupos, ka kërkuar ndryshim të masës për klientin e tij për mungesë provash, duke pretenduar se deri më tani nuk është vërtetuar se arma që ka qëlluar mbi protestuesin Hekuran Veizi është e gardistit. Prokuroria kundërshtoi kërkesën e avokatit, me pretendimin se kërkesa e Llupos nuk qëndron në këtë fazë të gjyqit, “Ka ende prova dhe dëshmitarë që nuk janë paparaqitur”. Në përfundim të seancës gjykata ka vendosur lënien në burg të Llupos, deri në përfundim të hetimeve.

Ndërkohë, avokati i ish-kreut të Gardës Ndrea Prendi, kërkoi përshpejtim të seancave gjyqësore. Pritet që seancën e radhës të dëshmojnë tre deputetët e PS-së Paulin Stërkaj, Tom Doshi dhe Besnik Bare. Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi akuzohet për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj, Agim Llupo, ish-shef i shtabit të Njësisë Speciale në Gardë, akuzohet për vrasjet e demonstruesve, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Ndërsa Margarit Kume, shoferi i ish-shefit të Gardës Ndrea Prendi, akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Për të njëjtën akuzë u mor i pandehur dhe Armando Kasaj, specialist i IT në Këshillin e Ministrave, por pak javë më parë gjykata e liroi nga akuzat.

26 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

21 Janari, gjykata lë në burg Agim Llupon burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›