E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet me 2 pistoleta në QSUT, policia parandalon vrasjen

Gazeta Shqip

Një person me precedentë penalë, i cili sipas policisë ishte nisur të kryente një vrasje, është ndaluar mbrëmjen e sotme nga blutë e kryeqytetit. Gëzim Pepkola, 36 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamzë, është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranës pranë QSUT, pasi dyshohej se do të vriste një person me të cilin ishte konflikuar edhe më parë.

Gjatë ndalimit, 36-vjeçarit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe dy armë zjarri, pistoletë të cilat i mbante pa leje. Sipas policisë, 30-vjeçari nuk është një person i panjohur për ta, pasi Pepkola figuron si një person me precedent penal dhe ka qenë në kërkim për tentativë vrasjeje. Disa muaj më parë, pas një konflikti, ai plagosi me një armë zjarri automatike shtetasin Ylli Luka, i cili mendohet se do të bëhej sërish shënjestra e 36-vjeçarit mbrëmjen e sotme, por fatmirësisht krimi u parandalua në kohë nga policia.
26 shator 2012 (gazeta-Shqip.com

Tiranë, arrestohet me 2 pistoleta në QSUT, policia parandalon vrasjen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›