E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu në SHBA, takim me senatorin Bohener

Washington- Kryetari i Pratisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kongresit amerikan, John Bohener, duke shkëmbyer mendime për kontributin Shqipërisë dhe faktorit shqiptar.

Mediu ishte i shoqëruar edhe nga deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, dhe sëbashku morën pjesë në një mëngjes pune me senatorin John Kerry, kryetar i Komisionit të Jashtëm dhe ish-kandidat për President i SHBA- së, liderin e senatit Hary Reid.

Të dy deputetët kanë falenderuar Shtetet e Bshkuara të Amerikës për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë për antarsimin në Nato.

Më tej Mediu dhe Tahiri kanë njohur zyrtarët amnerikanë me zhvillimet politike në vend dhe i kanë informuar ata mbi rolin e partive të tyre dhe programet që ato kanë.

Vizita e Mediut në SHBA nisi në të njëtën ditë kur edhe kryeministri qëndroi atje për disa ditë atje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›