E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon një grup gazetarësh gjermane, u flet me superlativa për ekonominë, por nuk na krahason me Gjermaninë

Share

Kryeministri Berisha priti sot n kryeministri, një grup gazetarësh të mediave gjermane, të cilët kanë nisur një vizitë disaditore në Shqipëri. Në përbërje të grupit janë përfaqësues të gazetave të mirënjohura Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Tagesspiegel”, Märkische Allgemeine Zeitutng”, Berliner Zeitung, gazets ekonomike Handelsblatt”, revists “Spiegel online”, stacioneve televizive West Deutsche Rundfunk” dhe Mittel Deutscher Rundfunk”, filiale të ARD-së, Deutschland-Berlin-Brandenburg” (DBB), radios “RBB”, si dhe kryetarja e Klubit të Shtypit të Berlinit dhe përfaqësues të Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë.

Ata do realizojnë  një tur njohës në disa qytete e site arkeologjike si Kruja, Durrësi, Berati, Saranda, Butrinti, çka do ti japë mundësinë të njihen edhe me historinë e kulturën shqiptare.

Berisha u foli me superlativa për ekonominë shqiptare, por nuk e krahasoi atë me Gjermaninë sicc pati bërë pak kohë më parë kur tha se Shqipëria e Gjermania janë dy ekonomitë më të forta në Europë.

20 vjet më parë, Shqipëria ka qenë vendi më unik  në Europë, i cili nuk gëzonte thuajse as edhe një standard europian, edhe pse ekzistonte në këtë kontinent. Në vitin 92, Shqipëria renditej vendi i tretë më i varfër në botë, së bashku me Ugandën e Angolën. Sot, ajo i përket grupit të vendeve me të ardhura të mesme të larta, sipas Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera financiare. Por qeveria e konsideron këtë proces të bazuar në meritë dhe po punon me përparësi për realizimin me shpejtësi të standardeve e normave të kërkuara për anëtarësimin në BE. Në këtë kontekst, ajo që ne synojmë është zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Shqipëria – vend i zhvilluar është projekti, me të cilin ne synojmë të bëhemi pjesë e BE-së dhe në realizim të kësaj, gjatë këtyre viteve janë ndërmarrë një sërë reformash kyç ekonomike, fiskale dhe strukturore. Falë edhe këtyre reformave, ekonomia shqiptare arriti ti rezistojë krizës më të rëndë ekonomike dhe financiare që Europa e bota ka njohur, tha Berisha.

Në mbyllje, Kryeministri Berisha u tha gazetarëve të mediave prestigjioze gjermane që të ftojnë qytetarët gjermanë të vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se në këtë vend do të gjejnë jo vetëm panoramën e mrekullueshme, por edhe mikpritjen e shkëlqyer të shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›