E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca themelon degën në Lushnje. Spahiu: Berisha ka paralizuar gjithë institucionet e drejtësisë

Share

Lëvizja politike Aleanca KuqeZi ka themeluar degën e saj në qytetin e Lushnjes. Në një aktivitet ku qindra qytetarë të Lushnjes u mblodhën ne sallën e teatrit të pallatit të kulturës Vace Zela, ishte i pranishëm kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, Sekretari i Përgjithshëm i AK, Myslim Pashaj, Lisien Bashkurti, Agim Koçillari dhe shume përfaqësues të Aleancës KuqeZi.

Gjatë fjalës së tij Kreshnik Spahiu u ndal tek problematika ditore, varfëria, papunësia dhe shqetësimi i jashtëzakonshëm që këto probleme kanë shkaktuar tek qytetarët shqiptarë pa dallim bindje dhe krahine. Myzeqeja është hambari i prodhimeve vendase, prodhime që eksportohen drejt Kosovës, e në këtë kontekst Myzeqeja mund të afrojë bashkimin ekonomik me Kosovën dhe forcojë industritë e dy vendeve, u shpreh kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu, i cili gjithashtu deklaroi se administrata e shtetit shqiptarë është kthyer ne folenë e teserave të PD dhe LSI duke shkelur çdo nen të kodit të punës e duke mos konsideruar pikësëpari profesionalizmin por militantizmin.

Duke u ndalur në një tjetër problematike të cituar edhe nga Komisioneri për Zgjerim i BE, Stefan Fyle, Spahiu tha: Kryeministri Sali Berisha jo vetëm që po shmang me çdo kusht bisedën për standardet me z.Fyle, por ai po gënjen mbarë shqiptarët, të cilët tashmë janë të vetëdijshëm për 12 rekomandimet e paplotësuara të Sali Berishës.

Sali Berisha ka paralizuar institucionet Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese mbahen peng nga qëllime meskine të Sali Berishës, i cili pas pushtimit të administratës tani kërkon që ushtarët e tij ti lëshojë në sulm në sistemin e drejtësisë, deklaroi Spahiu.

Reforma zgjedhore ishte një tjetër pike ku u ndal kryetari i Lëvizjes Politike Aleanca KuqeZi Kreshnik Spahiu, i cili i bëri apel 26 partive që ndërmorën iniciativën për ndryshimin e sistemit zgjedhor në vendin tonë të mos bien pre e mashtrimeve të firmave simbolike që Sali Berisha dhe Edi Rama hodhën në deklaratën e përbashkët. Sistemi zgjedhor nuk ka për tu ndryshuar pasi askush prej liderëve të dy partive të mëdha nuk i ka votat për të marrë shtetin në rrugë ligjorë dhe detyrohen të vjedhin votat e partive aleate, u shpreh Kreshnik Spahiu.

Për 100 vjetor kryeministri i Shqipërisë, por jo i shqiptarëve përpiqet të festojë politikisht duke ftuar personalitete botërore, ashtu bëri edhe më Stefan Fyle, i cili i kërkonte llogari Berishës për 12 rekomandimet e ndërkohë Berisha i përsëriste ftesën për 100 vjetorin e pavarësisë. Ky kryeministër ka humbur legjitimitetin dhe tani po numëron ditët e fundit të misionin të tij të dështuar. Sali Berisha nuk ja doli të bashkonte shqiptarët, madje ai e thelloi hapësirën shekullorë të aspiratës për bashkim kombëtar, përfundoi fjalën e tij përpara mbështetësve kuqezi kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu.

Në përfundim të aktivitetit të mbajtur me rastin e themelimit të degës së lëvizjes politike Aleanca KuqeZi Kreshnik Spahiu shpërndau mbi 100 karta anëtarësie tek aktivistët e rinj të Aleancës KuqeZi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›