Fiksi denoncon skandalin: Për 3 mijë euro drejtori i partisë së çamëve të lejon të shkatërrosh çdo lumë
Emisioni Fiks Fare tregon se si me vetëm 3 mijë euro, drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar, Gazmend Osmani, i partisë së çamëve, të lejon të gërryesh ku të duash në çdo lumë, edhe pranë urave. Sekseri që rregullon pagesën: Janë lëshuar këta të partisë së çamëve si qen për lekë
Masakra që i bëhet mjedisit, denoncuar disa herë nga Top Channel, nuk ka gjetur reagimin e fortë të qeverisë, e cila duhej të ishte e interesuar për të mbrojtur dhe administruar këtë pako vend që na kanë lënë të parët tanë. Pyjet po rrallohen, aq sa në vende turistike malore, nuk gjen pemë për të bërë hije, për të mos folur për lulet dhe faunën. Zogjtë dhe kafshët e egra kanë marrë arratinë me kohë, duke lënë këtu vetëm kafshë të zbutura.
Lumenjtë gërryhet përditë e përnatë, me leje dhe më shumë pa leje, pavarësisht se qeveria kërren çdo muaj nga një vendim për ndalimin e kësaj katastrofe ekologjike.
Emisioni Fiks Fare ka bërë një vëzhgim interesant: marrja e zhavorrit nga lumenjtë bëhet nën bekimin e zyrtarëve të lartë, që janë ngarkuar për të mbrojtur mjedisin. Mjafton tu paguash një kafe këtyre zyrtarëve dhe mund ta çosh ekskavatorin nën këmbët e urave, që mezi mbahen, për të gjetur fundin e lumit. Dhe kafja nuk është ndonjë gjë e madhe për atë që gërryen, vetëm 3 mijë euro. Me 3 mijë euro të venë lumin në dispozicion, po sikur të japësh më shumë, të venë gjithë lumenjtë në dispozicion.
Fiks fare solli dje pamje filmike nga masakra që po i bëhet shtratit të lumit Mat, në mes të ditës. Marrja e inerteve në lumin Mat, i cili ndan Kurbinin nga Lezha, edhe pse është denoncuar disa herë, vazhdon pa ndërprerje. Edhe pse ka një vendim të Këshillit Kombëtar të Ujit, i cili ndalon marrjen e inerteve nga shtretërit e lumenjve deri ne 31 maj, ky ligj nuk ka gjetur zbatim deri më sot.
Sikur të mos mjaftonte shkelja e këtij vendimi nga ana e pronarëve të firmave që merren me përpunimin e inerteve në shtratin e lumit Mat, bashkëpunëtorë të tyre bëhen edhe organet ligjzbatuese, që merren me ruajtjen e mjedisit apo që kanë në varësi këto basene. Fiks Fare ka sjellë pamje filmike që tregojnë ekskavatorët që marrin materiale inerte nga lumi, pak metra larg urës.
Gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar rrugën që ndjek një subjekt që kërkon të marrë inerte nga shtrati i lumit Mat në këtë periudhë të vitit, ku gërryerja e lumenjve është e ndaluar me vendim të Këshillit Kombëtar të Ujit.
Nëse krijon lidhjet e duhura dhe paguan nën dorë, mund të punosh i qetë në mes të ditës dhe nuk të ngacmon asnjë institucion shtetëror.
Gazetarët e Fiks Fare fillimisht kontaktuan me firmat që punojnë direkt në lumë. Prej andej mësuan rrugën që duhet të ndjekësh për të marrë një leje, jo zyrtare, për të marrë materiale inerte në lumë. Investigimi i gazetarëve të emisionit Fiks Fare ka shkuar me tej këtë radhë, duke kërkuar që edhe ata të marrin inerte nga shtrati i lumit Mat, duke tentuar që të futen vetë në lumë, për të dërguar ekskavatorë dhe makineri. Për të marre leje për shfrytëzimin e shtratit të këtij lumi, në këtë periudhë që është e ndaluar, gazetarët kanë kontaktuar drejtorin e Baseneve të Qarkut të Lezhës, njëkohësisht edhe kryetar i PD-së këtij qarku, zotin Pashk Ndoci. Ai i ka pritur gazetarët në zyrën e tij, të cilët janë prezantuar si përfaqësues të një kompanie që kërkon të marrë materiale inerte nga lumi për ndërtimin e një ndërtese.
Gjatë bisedës, gazetarët e prezantuar si përfaqësues të një kompanie investuese, kërkuan që të merrnin 2.000 3.000 metër kub zhavorr të pa larë në lumin Mat.
Në bisedën e parë, drejtori i Baseneve të Lezhës nuk ka pranuar të bëjë një marrëveshje, duke cituar vendimin e Këshillit Kombëtar të Ujit, i cili ndalon shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve deri në datë 31 maj. Por u jep nr. e telefonit të një biznesmeni, i cili ka një firmë inerte që ka mbledhur rezerva gjatë periudhës që lejohet shfrytëzimi i lumenjve, ndryshojnë gjërat.
Duke u prezantuar si persona të rekomanduar nga drejtori i Baseneve të Lezhës, gazetarët e Fiks Fare kanë mundur të takojnë pronarin e firmës që merr materiale inerte nga shtrati i lumit Mat. Pronari i kësaj pike tregon se edhe për shfrytëzimin e lumit nga ana e tij, në një zonë e cila është e ndaluar, midis urave, ai ka paguar. Ndërsa u ka treguar gazetarëve rrugën që ata duhet të ndjekin për të siguruar dy mijë metër kub zhavorr pa shumë mundime. Ai u ka rekomanduar që të rikthehen sërish tek drejtori i Baseneve të Lezhës, zoti Pashk Ndoci, për t’i kërkuar atij që të tu mundësojë marrjen e inerteve në mënyrë të jashtëligjshme kundrejt një pagese.
Gazetarët e Fiks fare realizuan takimin e dytë me Drejtorin e Baseneve të Lezhës sërish në zyrën e tij
Gjatë kësaj bisede, drejtori I baseneve të Lezhës, ju ka ofruar një tjetër ndihmë gazetareve. Sipas tij, ai (Drejtori i Baseneve), do të bisedonte me kryeinspektorin e ndërtimit, z.Gazmend Osmanin, për të marrë leje dhe për të mos lejuar policinë të ndërhynte për të penguar shfrytëzimin e këtij shtrati të lumit. Por për të marrë një leje të tillë, sipas zotit Ndoci, duhet paguar. Ai i ka drejtuar gazetarët tek një person me emrin Leka, që ka një lokal në Linzë të Tiranës. Sipas drejtorit të Baseneve të Lezhës, ky person mund tju siguronte lejen që kërkonin.
Gazetarët e Fiks Fare kanë kontaktuar me personin me emrin Leka që u ka rekomanduar drejtori i Baseneve të Lezhës. Gjatë bisedës, Leka ka pranuar të ndërhyjë tek kryeinspektori i INUK-ut dhe garanton sigurimin e lejes së paligjshme, kundrejt një pagese prej tre mijë eurosh.
Ndërsa pamjet që kanë sjellë gazetarët e “Fiks Fare” tregojnë qartësisht se si tre firma vazhdojnë gërryerjen e shtratit të lumit Mat, i cili vazhdimisht vitet e fundit ka qenë problematik përsa i përket përmbytjeve të shkaktuar nga ana e tij, ku banorët e rretheve Kurbin dhe Lezhë edhe pse u janë dëmtuar të mbjellat dhe banesat e tyre në asnjë rast nuk janë shpërblyer
Takimi i parë me drejtorin e Baseneve të Lezhës, zotin Pashk Ndoci
Drejtori i Baseneve Sa është sasia e zhavorrit që të duhet?
Fiksi Po nja 2000 metra.
Drejtori i Baseneve Po 2000 metra.
Drejtori i Baseneve Jo mendoj të bisedoj me një nga këto firmat që e kanë të depozitume. Po në lumë nuk guxoj.
Fiksi Të mos e marr të larë, se aty zhavorr ka sa të duash.
Drejtori i Baseneve Kanë marrë zhavorr nga lumi gjatë kohës së sezonit që i kanë lejuar shfrytëzimin dhe i kanë depozituar tek impiantet e tyre. Atëherë mbaron sezoni, ata bëjnë të njëjtën … Unë po shikoj mundësinë për tju ndihmuar që ju të shkoni e të merrni në një nga këto firmat që kanë depozituar, por në lumë as nuk guxoj, jo, jo.
Fiksi E di si është puna.
Drejtori i Baseneve Si