Zgjedhja e Presidentit, PS mbledh të mërkurën kryesinë

Kryesia e PS-së
Partia Socialiste do të mbledhë të mërkurën kryesinë ku diskutimet priten të fokusohen tek zgjedhja e Presidentit të Republikës.
Kryetari i PS-së Edi Rama pritet të konsultohet me anëtarët e kryesisë për procesin e zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit, por veçanërisht për qëndrimin që do të shprehë vetë Rama në takimet që do të ketë me krerët e partive parlamentare, pas letrës që iu adresoi atyre një ditë më parë, ku kërkonte nisjen e një dialogu konstruktiv për të zgjedhur një president, që do të jetë garant i Kushtetutës.
Kryesia pritet të diskutojë edhe për kandidatin e vetëshpallur për President, Fatos Nano dhe mundësinë për një mbështetje ose jo të emrit të tij për postin e Kreut të Shtetit, në kushtet kur pas takimit me Nanon.