Londër 2012, përjashtohet atletja greke për komentet raciste
Greqi- Atletja greke Vula Papachristou është përjashtuar nga ekipi olimpik i vendit të saj mbi komentet që ajo ka postuar në Twitter, çka u cilësua raciste. Papachristou do të konkuronte në Lojërat 2012 në Londër të cilat nsin zyrtarisht ditën e premte.
Por Komiteti Olimpik Helenik tha se postimet e saj kanë tallur emigrantët afrikanë dhe shprehin mbështetje për një parti të ekstremit të djathtë që bie ndesh me frymën olimpike. Papachristous ka kërkuar ndjesë për këtë ‘shaka fatkeqe dhe pashije’.
Në komentet e saj të së dielës iu referua virusit të Nilit Perëndimor dhe afrikanëve që jetojnë në Greqi, ajo kishte postuar edhe një tweet nga Ilias Kasidiaris, një politikan i ekstremit të djathtë Agimi i Artë duke kritikuar qëndrimin e kryeministrit Antonis Samaras mbi emigracionin.
Analistët thonë se gjendja në mesin e ekipit olimpik të Greqisë tashmë është delikatë, atletët kanë luftuar me kushte të vështira për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve, dhe është duke dërguar ekipin e tij më të vogël në kotë lojëra në 20 vitet e fundit.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar ashpër qeverinë greke se s’ka bërë mjaftueshëm për të marrë masa mbi racizmin antiemigrant. Kreu i grupit olimpik grek Isidor kouvelos tha se 23-vjeçarja s’kishte tregaur respekt për vlerat bazike të Olimpiadës. E cila kërkon mirëkuptimin të ndërsjellë me një frymë të miqësisë, të solidaritetit dhe të drejtë mes pjesëmarrësve.
‘Ajo bëri një gabim dhe në jetë paguajmë për to’-tha ai për Skai TV. Më parë gjatë javës Papachristou ishte përgjigjur në internet duke thënë: ‘Kjo jam unë dhe nuk kthehem pas por eci përpara’.
Megjithatë trajneri i saj George Pomaski tha se dënimi kishte qënë shumë ia ashpër dhe se ajo kishte kërkuar falje.
‘Ky është një zhgënjim i madh jo vetëm për atë por edhe për familjen e saj dhe për vetem dhe cilido që është përfshirë në ekipin grek’- tha ai.
Por në një deklaratë në Facebook dhe në Twitter të mërkurën, Papachristou tha se i vjen shumë keq dhe shumë trup për përgjijet negative që ka shkaktuar pasi kurrë s’kam kërkuar të ofendoj njeri ose të shkel të drejtat e njeriut. Ajo kërkoi ndjesë për miqtë, atletët, familjen dhe ekipin kombëtar por nuk do të konkurojë teksa nuk mbështeti vlerat olimpike.
Dorina Bilbili/IDEA/