I jepet lamtumira e fundit poetit Ali Podrimja
Kosovë- Familjarë, kolegë, dashamirës dhe miq të një jetë po i japin sot lamtumirën e fundit poetit të shquar shqiptar Ali Prodrimja, i cili ndërroi jetë fundjavën e shkuar në Lode të Francës.
Mediat kosovare raportojnë se sot paradite mbërriti trupi i pajetë i poetit Podrimja dhe në orën 12:00 deri në 14:00 në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Prishtinë do të zhvillohen homazhet për nder të princit të letrave shqipe.
Ndërsa mësohet se në orën 14:00 trupi i Podrimjes do të përcillet për në banesën e fundit.
Poeti i shquar Ali Podrimja, i cili u gjet i pajetë këtë të shtunë në një pyll të Francës, ka vdekur nga dehidratimi. Ky është rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore të autoriteteve franceze sipas së cilave Podrimja nuk është dhunuar dhe as vetëvrarë.
Ndërkohë Express nga burimet e saj ka mësuar se raporti mjeko-ligjor nuk pritet të mbërrijë në Kosovë para dy javësh, për shkak të procedurave ligjore që duhen zbatuar.
Ali Podrimja, poeti i njohur kosovar është gjetur dje i pajetë në fundjavë pasi u shpall i zhdukur në Lode të Francës. Lajmi u konfirmua nga ministra e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila është njoftuar nga autoritetet franceze. Poeti Podrimja kishte shkuar në festivalin e poezisë Vox de la Mediterranii në qytetin Lodeve në Francë, por nuk është kthyer më tek të njohurit.
/IDEA/