E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, Gjykata e Apelit, vetëm detyrim paraqitje për IT e kryeministrisë

TIRANË- Gjykata e Apelit u shpreh sot lidhur me masën e arrestit për specialistin e IT në kryeministri, Armando Kasaj, i vënë nën akuzë nga prokuroria pas fshirjes së videove në serverin e kryeministrisë.

Organi i akuzës kërkoi arrestin me burg për Kasaj duke e akuzuar atë, për fshehje të provova që do të conin në zbardhjen e së vërtetës për ngjarjet e 21 janarit, por Gjykata e Apelit ka rrëzuar Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar për Kasaj vetëm detyrim paraqitje.

Ndërkohë pak ditë më parë kjo gjykatë la në arrest shtëpie, duke rrezuar në këtë mënyrë kërkesën e prokurorisë, ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj në protestën e 21 janarit. Ndërsa për shoferin e ish komandantit Prendi, Margarit Kumen apeli vendosi lirimin e tij, duke revokuar kështu edhe masën e arrestit të shtëpisë dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›