E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, LSI: Rama t'u kërkojë falje shqiptarëve që i përballi me dhunën

TIRANË- Një ditë para “21 janarit”, Lëvizja Socailiste për Integrim ka reaguar me akuza të ashpra ndaj kreut të opozitës Edi Rama.

Sekretari për Cështjet Zgjedhore, Ylli Manjani në deklaratën për media bëri publike qëndimin e LSI-së, e cila thekson se video ku paraqiten dy zyrtarët lartë në afera kurruptive dhe vendimi i 16 janarit për pafajësinë e kreut të LSI, u tregoi shqiptarëve se skenari i sulmit ndaj Metës ishte kreu i Partisë Socialiste.

LSI akuzon kreun e opozitës Edi Rama se ka organizuar gjithë montimin e video-përgjimit ndaj Metës për të inskenuar dhunën e ushtruar më 21 janar.

“Në 16 janar shqiptarët panë të cmontohenn elementetët e skenarit të dhunshëm nëpëmjet mashtrimit të opinionit publik nga Rama, regjizor i dhunës së 21 janarit. Zotërinjtë, limonë të shtrydhur që kapin veten në flagrancë duke ndarë jo vetëm paratë e fëlliqura, por interesat korruptive e që u vunë në dispozicion të dhunës nuk kanë mbështetjen e LSI. Ata prej kohësh, kanë bërë zgjedhjen, janë strehuar nën sqetullat e PS së Ramës, po jo të socialistëve”,- theksoi anjani.

LSi duke denoncuar dhunën e 21 janarit, deklaroi se organizatorët mund ti shpëtojnë Prokurorisë, por jo drejtësisë.
“Këta janë pjesë e skenarit të dhunës së 21 janarit dhe nëse i shpëtojnë prokurorisë nuk kanë shans t’i shpëtojnë drejtësisë. LSI denoncon sot edhe njëherë se dhuna që buron nga paratë e fëlliqura, është e papranueshme dhe e dënueshme. Ne nuk kemi punë me fatin personal e politik të askujt, por kërkojmë si LSI që organizatorët e dhunës së 21 janarit duhet t’i kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan duke i konfrontuar me forcat e sigurisë kombëtare që i bënë mish për top”- theksoi Manjani. .

Lëvizja Socialiste për Integrim i bën apel kreut të PS-së, Edi Rama t’i kërkojë ndjesë për mashtrimin me video montimin, pasi mashtroi shqiptarët për tu konfrontuar me forcat e sigurisë.

“Si parti politke kërkojmë që organozatorët e dhunës së 21 janarit duhet ti kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan dhe i konfrontuan me forcat e sigurisë, Është më mirë të kërkoj ndjesë tani sa nuk është vonë”,- u shreh Manjani.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Hajdutët po ulërijnë, kapni hajdutët Shfaqet video Prifti-Beqiraj, Braho: Kam 187 orë filmime 21 janari, Italia: Prokuroria të punojë që të mos përsëritet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›