Masakra e Qyshkut, burg përjetë serbit nga Bosnja
STOKHOLM-Një serb 34 vjeçar nga Bosnja, u dënua sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Qarkut në Stokholm, për shkak të pjesëmarrjes së tij në masakrën e Qyshkut.
Ai ishte i akuzuar për krime kundër njerëzimit, për vrasje, për tentativë vrasjeje dhe zjarrëvënie të shtëpive të shqiptarëve në fshatin Qyshk të Pejës.
Gjykata ka gjetur shumë fakte se ai ka qenë i përfshirë në këtë masakër. Provat janë bazuar nga shumë dëshmitarë, por edhe dëshmi tjera që i kanë mundësuar prokurorisë ta ndjekë këtë procedurë deri në fund.
Prokurori i cështjes, Lars Hedvall, është shprehur i kënaqur me vendimin.
“Është kënaqësi kur gjykata bindet në vlerësimin tim”, ka thënë ai për ditoren suedeze ‘Skanskan’.
Hedvall tani do të rishikojë ankesën me 150 faqe dhe do ta diskutojë atë me kolegët e tij.
“Të shohim se si të veprojmë”.
Një prej gjyqtarëve në cështje ka mendim tjetër. Ai thotë se verdikti duhet të anulohet. Të njëjtën e thotë edhe avokati mbrojtës, Bertil Schultz.
“Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë besueshmërinë e identifikuesve”, thotë ai.
Një pjesë e provave bazohet edhe tek bisedat telefonike të Martinovicit. Sipas këtij avokati, ato nuk duhet të merren për bazë në këtë rast, ndaj do të shtrojë dhe ankesë.
Sipas prokurorëve, serbi është fajtor për së paku 31 vrasje. Por, gjykata e bënë përgjegjës për 29.
"Gjykata ka konstatuar se i akuzuari bashkarisht dhe në konsultim me persona tjerë të forcave serbe, është fajtor për vrasjen e 29 civilëve shqiptarë të Kosovës. Ai është gjithashtu fajtor për shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës", thuhet në vendim.
Gjykata nuk ka publikuar emrin e të dënuarit. Në bazë të raportimeve të mëhershme të mediave suedeze, mund të mësohet se ai quhet Milic Martinovic , se ai ka kishte siguruar azil në Suedi, dhe se është arrestuar në prill të vitit 2010.
Sipas ligjit suedez, vendimi për burgim të përjetshëm mund të ndryshojë pasi sipas tyre, ai mund të ekstradohet në Serbi.
Familjet, ndaj anëtarëve të të cilave u kryen krimet më 14 maj 1999, do të marrin dëmshpërblim prej 150-200 mijë koronash (15-20 mijë euro).
(d.b/BalkanWeb)