E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, plagoset 20-vjecari, prangoset autori

TROPOJE-Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Bajram Currit, kur një 20- vjecar është goditur me një plumb pistolete në lagjen “Dardania” afër bashkisë së qytetit.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se, shtetasi Elson Biberaj, 20 vjec, ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me arme zjarri në afërsi të bashkisë së qytetit. Ai është dërguar menjëherë në spitalin civil të qytetit ku bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të njëjtat burime saktësojnë se 20 vjecari është qëlluar nga shtetasi Bledar Vatoci, i cili është prangosur menjëherë nga forcat e policisë.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Paraprakisht mendohet se motivi është një grindje e castit mes dy të rinjve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›