E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari Lajcak sot ne Tirane

Mbërrin sot në Tiranë i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak. Në të dytën vizitë të tij brenda pak ditëve në kryeqytetin shqiptar i dërguari i shefes për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, do të vijojë përpjekjet për nisjen e dialogut politik ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Përpara ardhjes në Tiranë, Lajçak është përballur me anëtarët e Komitetit të jashtëm dhe të delegacionit për Europën Juglindore në PE, në një takim me dyer të mbyllura ku raportoi se situata në Shqipëri është e tensionuar. Vizita e tij u paralajmërua dy ditë më parë nga vetë baronesha Kethrin Ashton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›