E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli: Detyrim paraqitje për inxhinierin e IT-së së kryeministrisë

Gjykata e Apelit ka ndryshuar sot masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për inxhinierin e IT-së së kryeministrisë Armand Kasaj.
 

Trupi gjykues ka rrëzuar sot vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për inxhinierin e IT-së të kryeministrisë.
 

Prokuroria kishte kërkuar “arrest në burg” për Kasajn pasi sipas organit të akuzës ai është personi që ka fshirë pamjet filmike të 21 janarit nga serveri i kryeministrisë.
 

Ndërkohë dy ditë më parë Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në arrest me burg për ish-komandantin e gardës Ndre Prendi ndërsa ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje për ish-shoferin e tij Margarit Kume.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›