E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e ish-gardistit

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e ish-gardistit Agim Llupo për lirimin nga burgu pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit. Në seancën e sotme gjyqësore, trupi gjykues ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Agim Llupon.

Vetë ish-gardisti Llupo ka deklaruar në seancën gjyqësore se askush nuk ka kryer hetime ndaj tij dhe nuk është marrë në pyetje për një vit rresht.

Gjithashtu edhe avokati mbrojtës Fatos Shanaj ka kundërshtuar vendimin e gjykatës së dy ditëve më parë, e cila pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen edhe tre muaj të afateve të paraburgimit për Llupon.

Ish- gardisti Agim Llupo akuzohet për vrasjen e protestuesit Ziver Veizi në demonstratën e 21 janarit në bulevardin përpara kryeministrisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›