Prokuroria: Arma e Ndrea Prendit vrau Faik Myrtaj

Komandanti i Gardes, Ndrea Prendi
TIRANË- Nga arma e komandantit të Gardës, Ndrea Prendi eshte perdorur një beretë 9 mm, me numër F52 79 6 D nga ku janë realizuar 11 qitje, në drejtim të turmës. Një nga plumbat ka vrarë shtetasin Faik Myrtaj dhe plumbat e tjerë janë gjetur në pemët dekorative dhe në ambientet e zyrave të UNHCR-së.
Kështu u shpreh kryeprokurorja, Ina Rama në konferencën e paralajmëruar për gazetarët, ku ishte e shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu.
Ina Rama tha gjithashtu se Prokuroria pas rezultateve të marra nga ekzaminimet e bera nga FBI, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg, për komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, shoferin e tij, Margarit Kume dhe specialistin e IT-së në kryeministri, Armando Kasaj.
Sipas kryeprokurores, Ina Rama shtetasi Ndrea Prendi; Për të shmangur zbulimin e vrasjes, ka ndërruar tytën e pistoletës, me atë të shtetasit Margarit Kume. Ai ka dëmtuar gjilpërën tërheqëse të pistoletës, duke patur si synim bërjen të pamundur që ekspertët të zbulonin vrasjen. Modifikimet e bëra janë provuar plotësisht nga ekzaminimët e FBI-së dhe autoriteteve shqiptare, dhe pikërisht për këtë është proceduar edhe shtetasi, Margarit Kume.
Ndërsa shtetasi, Armando Kasaj me detyrë specialist i IT-së në kryeministri, nga ora 19.24 deri në 19.36 pamjet e regjistruara janë hedhur nga serveri në një paisje të jashtme. Në momentin e protestës kanë qenë në punë 11 kamera që kanë qenë të programuara të filmojnë në cilësi të lartë. Filmimet nuk u vunë dhe nuk janë vënë ende në funksion të prokurorisë.
Sipas kryeprokurores, në bazë të hetimeve të FBI-së, paisjes i është bërë një formatim, dhe për këtë arsye prokuroria ka proceduar për shtetasin, Armando Kasaj masën arrest me burg.
****
Në vijim të hetimeve të Prokurorisë, organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg për komandantin e Gardës, shoferin e tij dhe IT e kryeministrisë, te akuzuar per ngjarjet e 21 janarit.
Rreth ores 15.25, Komandanti i Gardes, Ndrea Prendi, akuzuar per vrasje ne 21 janar ka mberritur ne Prokurori, shoqeruar nga shoferi i tij, ku pritet t’i nenshtrohet marrjes ne pyetje.
Nga ngjarjet e 21 janarit
Mësohet se prokuroria ka kërkuar arrest me
burg për Komandantin
e Gardës, Ndrea Prendi, te cilin e akuzon per vrasje, shoferin e tij dhe shefin e IT të kryeministrisë, Armando Kasaj, i akuzuar për nderhyrje ne server dhe mosparaqitjen e provave per Prokurorine.
Gjykata pasi ka vleresuar kerkesen e akuzes ka vendosur arrest shtëpie dhe jo arrest me burg për ta. Prokuroria e Pergjithshme pritet te jape gjithe sqarimet e nevojshme per zhvillimet ne nje konference per shtyp, njoftuar se do te mbahet ne oren 16.30. Ne konference se bashku me kryeprokuroren Ina Rama do te jene edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu dhe shefja e zyrës së përfaqësisë së OPDAT-it, Cynthia Eldridge.
Ne qeli per ngjarjen ne fjale aktualisht eshte vetem efektivi i Gardes, Agim LLupo.
Zhvillimet e sotme vijne vetem pak dite pas mberritjes se pergjigjeve me ekspertizat balistike nga ana e FBI amerikane. Ne hetim, prokuroria deklaroi se ishin edhe nderhyrjet e dyshuara ne serverin e kryeministrise.