E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha sulmon Ina Ramën, pezullohet Prendi

TIRANE- Vetëm pak orë pas dhënies së masës së arrestit për komandantin e Gardës, Ndrea Prendi kryeministri Sali Berisha e ka pezulluar nga detyra duke emëruar në vend të tij, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Artan Hoxha.

Në një deklaratë për shtyp nga kryeministria, zëdhënësja Erla Mëhilli akuzoi sërish Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama për bashkëpunim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, duke theksuar mosmarrjen e asnjë mase në drejtim të organizatorëve të protestës së 21 janarit.

Prokurorja e Përgjithshme jo vetëm nuk ka marrë asnjë masë ndaj organizatorëve, por në Prokurori janë prishur zhdukur dhe fshirë shumë dëshmi të këtij hetimi.- tha Mëhilli.

Ata që organizuan protestën, që u vërsulën kundër policisë dhe gardës, ata që bënë gjithçka për të përmbysur qeverinë, do të marrin ndëshkimin e merituar, tha ajo.

Duke falenderuar per punen e bere Garden dhe Policinë, Mehilli tha se qeveria shqiptare mbetet e vendosur të zbardhë  ngjarjet, dhe se drejtësia për 21 janarin nuk do të harrohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›