E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxheve, Obama takim me Montin

Kriza e borxheve që ka kërcënuar Italinë dhe jo vetëm, do të jetë në qëndër të një diskutimi në  datën 9 shkurt, ndërmjet presidentit amerikan Barak Obama, me kryeministrin italian Mario Monti, në Uashington.

Ky lajm konfirmohet nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa kriza e borxheve ka prekur dhe pjesën tjetër të Eurozonës.

Të dy liderët do të diskutojnë për hapat e plotë që qeveria italiane po ndërmerr për të rikthyer besimin e tregut dhe për të frymëzuar rritjen nëpërmjet reformave strukturore, si dhe rreth mundësisë së një zgjerimi të sistemit të sigurisë financiare të Evropës, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›