E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: 18-19 maj, Konventa e LSI-së

Në mbledhjen e parë të Kryesisë për vitin 2012 të LSI-së,  kreu i kësaj force Ilir Meta, deklaroi se në datat 18-19 maj, do të mbahet Konventa e LSI-së.

Gjatë fjalës së tij, Meta citoi se këto forume të LSI-së, do kenë mundësi të zgjerojnë vetveten dhe hapësirat e shtrirjes së tyre por edhe të afrojnë elementë të rinj, duke synuar forcimin e bazës së partisë.

Kryetari i LSI-së deklaroi se foca që ai drejton ka  një axhendë të rëndësishme, pasi LSI-ja është një forcë politike me vizion.

Për të, ky vit do të jetë mbi të gjitha, viti i sundimit të ligjit.

Ngjarja e 21 janarit nuk është sjellë në fokus, ndërsa Meta ka shmangur çdo koment të mundshëm të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›