21 janari, Rama: Nuk e harrojmë pa u vendosur drejtësi!
TIRANE- Kryesocialisti Edi Rama në një konfererencë për shtyp para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së deklaroi se forca politike që ai drejton nuk do ta harrojë 21 janarin e vitit të kaluar, pa u vënë në vend drejtësia. Rama tha më tej se viktimat e 21 janarit do të nderohen në përvjetorin e tyre, ashtu sic e meritojnë.
“Mos harroni 21 janarin, ne nuk do ta harrojmë kurrë deri sa të vendoset drejtësi”, tha Rama ndërsa i kërkoi organit të akuzës, të mos bjerë pre e presioneve.
“Prokuroria të mos ndalet para kërcënimeve mafoize, por të bëjë detyrën e saj”, tha ai më tej, ndërsa lëshoi një ftesë të hapur për të gjithë shqiptarët që duan të përkujtojnë me lule viktimat e 21-janarit.
Ramu u ndal të komentojë edhe vitin jubilar të përkujtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, ndërsa shprehu se objektivi i forcës politike që ai drejton mbetet
marrja e stuatusit kandidat në BE.
“Është viti i 100 vjetorit të Pavarësië, Objektivi ynë është të bëjmë më të mirën që t'i japim vendit statusin e BE”, tha Rama.
Rama nënvizoi më tej se pikërisht ky vit duhet t’i japë fund edhe vjedhjes së zgjedhjeve, ndërsa apeloi për përmirësimin e sistemit zgjedhor.
“100 vjetori i Pavarësisë na gjen udhëkryq fatal. Pas 100 vjetësh Pavarësi Shqipëria nuk ka pavarësi para ligjit, gjykatat ushtrojnë kulturën e pandëshkueshmërisë. Prandaj duhet ta kthejmë këtë vit në vitin e ndarjes përfundimtare me vjedhjen e votave…Kërkojmë reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR për të zgjedhur problemin e vërtetësisë dhe transparencës së listave zgjedhore, që të mos votohet me karta falce”, tha Rama më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)