E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mblidhet këshilli i PASOK, pritet qëndrimi i Papandreut

ATHINE - Në mbledhjen e Këshillit politik të PASOK-ut, që do të mblidhet të premten, më 13 janar, pritet të vendoset mbledhja e këshillit kombëtar, si dhe rendi i ditës. 

Ndër të tjera, pritet të përcaktohet grafiku i zhvillimeve, që kanë të bëjnë sa me dialogun brenda partisë, aq edhe për çështjen e lidershipit, një çeshtje që e ka dyzuar partinë. 

Sipas burimeve, në mbledhjen e të premtes pritet të sqarohet plotësisht qëndrimi i zotit Papandreu, i cili kishte deklaruar se nuk do të pretendojë as postin e kryeministrit potencial, as atë të kryetarit të PASOK-ut. 

Ndërkaq, zëdhënësi i PASOK-ut Panos Beglitis, ka deklaruar se është e drejtë e pakontestueshme e zotit Papandreu që të jetë përsëri kandidat. 

Gjithashtu, ka dhe një intepretim të deklaratave të Papandreut, sipas të cilit, referimi nga ana e tij për të mos kandiduar, përbënte pjesë integrale të propozimit të tij dhe nuk mund të vlejë jashtë atij kuadri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›