E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 5 zyrtarëve të AKKP-së u komunikohet masa e sigurisë

Gjykata e Tiranës u ka komunikuar masën e sigurisë 5 zyrtarëve të Agjesisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të cilët u arrestuan dy ditë më parë për korrupsion.
 

Pesë zyrtarët e AKKP-së Altin Ceni, ish-jurist i AKKP, Merita Gjinali, ish-topografe AKKP, Dhimitër Papa, ish-topograf AKKP, Bledar Dërvishi, drejtor i AKKP, Njazi Ademi, topograf i licensuar si ekspert AKKP si dhe Ali Aliaj, përgjegjës për sektorin juridik AKKP i cili është shpallur në kërkim akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, i kanë kthyer trashëgimtarëve të familjes “Jenisheri” një pronë prej 79 dynym, duke e spostuar pronën e kthyer nga vendndodhja reale në bregdetin e Komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›