Prishtinë, Ambasadat të shqetësuara për aksionin e 14 janarit
PRISHTINE - Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i shohin me shqetësim veprimtaritë e planifikuara të Vetëvendosjes për datën 14 janar, për të mbyllur pikat kufitare të Kosovës në portat 3 dhe 5, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ambasadave.
“Ne nxisim Vetëvendosjen që të përmbahet nga çfarëdo dhune ose provokimi ndaj personelit të Policisë së Kosovës. Veprimet e tilla jo vetëm që do të jenë joligjore, por po ashtu do të rrisnin tensionet politike në Kosovë dhe do të ndikonin negativisht në imazhin e Kosovës jashtë vendit. Çdo bllokim i njëanshëm i tregtisë po ashtu do të shkonte kundër përkushtimeve të Kosovës nën CEFTA-n”, thuhet në deklaratë, sipas së cilës “Vetëvendosje do të jetë përgjegjëse për pasojat e veprimeve të saj të planifikuara”.
“Asnjë parti politike nuk gëzon pushtetin jashtëligjor për të marrë ligjin në duart e veta e as për të zbatuar njëanshëm interpretimin e vetë të akteve legjislative. Këto janë kompetenca legjitime të një qeverie të zgjedhur dhe asnjë parti politike nuk mund t’i përvetësojë ato”.
Ambasadat theksojnë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për marrëveshjet e arritura deri tani.
“Vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, janë në interes konkret dhe praktik të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Po ashtu, ky është shtegu i vetëm që çon në integrimet euroatlantike. Kosovarët nuk duhet ta lejojnë asnjë parti politike që ta sabotojë këtë proces”- përfundon deklarata.
(er.nu/BalkanWeb)