Tepelenë- Financat në krizë, u reduktohet ndihma ekonomike 275 familjeve
Tepelenë- Kriza e financave shqiptare ka prekur edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike në qytetin e Tepelenës. Mesohet se rreth 275 familjet që trajtohen me këtë ndihmë muajt e fundit kanë përfituar vetëm 85% të fondit që ishte parashikuar për këtë katëgori.
Sipas drejtorit të Financave në Bashkinë e Tepelenës ky reduktim i trajtesës ekonomike erdhi si pasojë e mungesës së të ardhurave. Ai shton se reduktime në skemën e familjeve që marrin përkrahje ekonomike do të ketë sërish, pasi fondi nuk është i mjaftueshëm për 30% të familjeve që janë pjesë e kësaj skeme.
Varfërisa në familjet tepelenase duket se është ulur këmbëkryq, qytetarë të cilët nuk gjejnë dot punë dhe nuk marrin dot as përkrahje ekonomike nga shteti.
Shkrime të tjera me interes:
- Përmet, shtohet numri i familjeve të varfëra Përmet- Qindra familje po vuajnë varfërinë e plotë në qytetin...
- Shtëpia 283-vjeçare drejt shëmbjes, rrezikohet jeta e 3 familjëve Gjirokastër- Shtëpia tradicionale e Thana Vajës rrezikon të shëmbet duke...
- Konferenca e Kryetarëve, Bode: Shqipëria do vazhdojë rritjen ekonomike Tiranë- Ministri i Financave, Ritvan Bode ka deklaruar sot gjatë...