E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stresi është ngjitës si ftohja

Sipas studimit stresi transmetohet në organizëm direkt nga personat që na qëndrojnë pranë, njësoj si ftohja ose gripi. Edhe pse duket e çuditshme është pikërisht kështu që funksionon. Stresi i të gjithë atyre që na rrethojnë influencon humorin tonë, sepse prek direkt sistemin nervor dhe psiqikën.

Teknikisht quhet “stres pasiv” dhe rrezikshmërinë na e tregojnë studiuesit e Universitetit të Haëai-t. Sipas studimit të quajtur “Emotional contagion” stresi sillet si një sëmundje: ka një mbartës fillestar që infekton të tjerët të cilët e përhapin derisa e bëjnë të shpërthejë, duke infektuar kështu persona të tjerë.

Fenomeni godet më shumë femrat se meshkujt, ky është motivi pse e quajnë dhe “infektim emotiv” femëror. Tek meshkujt efekti është më pak i dukshëm, ka mundësi sepse femra është më e dhënë që të jetë në sintoni me vuajtjet e të tjerëve. Problemi me këto emocione negative është se po të eksperimentohen shumë herë, ulin kapacitetin e rezistencës dhe shtrëngojnë personin e “infektuar” që ti bëjë të tijat, duke e shtyrë deri sa të marrë dhe qëndrimin e atij që e ka infektuar.

Stresi është një fenomen absolutisht real dhe shumë i përhapur, por nuk është një sëmundje. Është një reagim kompleks i organizmit, në gjendje të zhvillohet në mënyrë anomale dhe të provokojë siklet dhe sëmundje, edhe fizike.

“Disa subjekte – thotë stresologu Carlo Prunetti – për shkak të kapacitetit të lartë imagjinar, emocional dhe emfatik, reagojnë ndaj ankthit në mënyrë të veçantë, dhe më të ndjeshmit shkojnë deri në të ashtuquajturin shqetësim të varësisë së personalitetit”.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›