21 janari, Rama viziton familjen e Hekuran Dedës: S'ka qetësi pa drejtësi!
TIRANË- Kryetari socialist, Edi Rama vizitoi sot rreth orës 12:00, familjen e një prej viktimave të 21 janarit, Hekuran Dedës. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, në një vizitë private, Edi Rama ka zgjedhur të bëjë këtë vizitë, pikërisht ditën e Krishtlindjeve e vetëm pak ditë para Vitit të Ri.
Vizitën e tij në këtë familje Rama e komentoi edhe në faqen e tij në Twitter, ku shkruante se në familjen Deda nuk ka qetësi pa drejtësi.
“Me Lindën në familjen e Hekuran Dedës ku s'ka qetësi pa drejtësi dhe ku fëmijët lexojnë shkrime të tyret për vrasjen që u mundon shpirtin”, ishte mesazhi i tij.
Në 21 janar bëhet fiks një vit, që nga dita kur Hekuran Deda u vra në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës së opozitës. 32-vjeçari Deda, babai i dy fëmijëve, ishte kthyer vetëm para dy muajsh (nga 21 janari 2011) nga emigrimi për shkak të papunësisë dhe ishte sërish i papunë në Shqipëri. Ditën e protestës, vrasja e Dedës është filmuar nga të gjitha televizionet, për shkak të rënies së tij, të beftë, prej podiumit, ku ishin vendosur kamerat.
Edhe sot, Rama me bashkëshorten kanë menduar të kujtojnë këtë familje dhe fëmijët e Hekuran Dedës, për të dhënë mesazhin se nuk i kanë harruar ata që dhanë jetën “për një Shqipëri më të mirë”, siç i ka cilësuar kreu socialist 4 viktimat, pas vrasjes. Ndërkohë, Prokuroria ende nuk i ka dhënë fund hetimit dhe vazhdon e merr në pyetje deputetë të opozitës si dhe pjesëmarrës në këtë protestë ende sot, pas një viti.
(ma.ar/BalkanWeb)