Kuba do lirojë 2 900 të burgosur politikë
KUBË- Kuba pritet të lirojë brenda pak ditësh 2 900 të burgosur politikë. Presidenti Raul Kastro deklaroi se një lëvizje e tillë ishte shenjë e një vullneti të mirë pas shumë kërkesave të marra nga të afërmit e tyre dhe institucioneve fetare.
Megjithatë mes personave që do të lirohen nuk është qytetari amerikan Alan Gros i cili është i dënuar me 15 vjet burg krime kundër shtetit kuban.
Ndërkohë sa i përket heqjes së kufizimit për udhëtimet e lira jashtë vendit, presidenti Raul Kastro tha se ishte shumë herët për një hap të tillë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)