Rama: Luftë në PS, pas largimit të Meksit, Seserit dhe Islamit, do largoj edhe Pandeli Majkon
UPDATE- Edi Rama e tha hapur sot në mbrëmje se Partinë Socialiste mund ta mbajë nënkontroll vetëm nëpërmjet gjuetisë së shtrigave. Jashtë çdo segmenti elokuence apo tendence moderuese, për termat me të cilat i përshkruan problemet e rënda në parti, aq sa për mbizotërimin në të, po ushtron mekanizmat e Partisë së Punës, gjyqet politike të Enver Hoxhës, ndërsa vetëm pushkatimin s’e fragmenton dot në axhendën politike kundër rivalëve të Partisë dhe lidershipit politik. Kryesocialisti në detyrë tha se Partia që ai drejton në formë sekti, do mbijetojë pa figurat që kanë kontribuuar ndër vite dhe personalitetet që e reformuan gjatë 20 viteve të pluralizmit. Valës së largimeve të Ermelinda Meksit (ish deputete), Rudina Seserit (ish deputete), Kastriot Islamit (i përjashtuar nga grupi i PS), radha ka mbetur te Pandeli Majko, ish sekretar i përgjithshëm i PS, dhe ish kryeministër gjatë qeverisjes socialiste. “Emërimi i Ermelinda Meksit në bordin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, erdhi natyrshëm. Rudina Seseri ishte një personalitet që i kishte të gjitha atributet për tu kthyer në një figurë të rëndësishme politike të PS, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç dëshironim ne. Pati një seri problemesh në një periudhë kohe që zgjati realisht dhe krejt në mirëkuptim, kur iu bë e asaj e pamundur dhe na u bë ne e pamundur që të bashkëjetonim me qëndrimin jashtë parlamentit, rrugët u ndanë në këtë segment kohe. Kastriot Islami ishte ai që shkeli një vendim të grupit për llogari të tij. Pandeli Majko, do ishte në nder të vendit tonë të kishim një personalitet tonin në postin e zv/sekretarit të OKB. Unë uroj shumë që Pandeliu të shkojë atje dhe të përfaqësojë vendin, denjësisht ashtu siç di ai”- tha Rama.
...