E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, shkatërrohet grupi kriminal, vepronte në disa qytete

SARANDË- Komisariati i Policisë Sarandë finalizoi mbrëmë me sukses operacionin policor të koduar “Lëkursi 2011” ku është bërë e mundur kapja e 6 anëtarëve të një grupi kriminal

Sentjon Lame, vjec 24, lindur në Konispol dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje; Sildjan Sulejmanasi, vjec 23, lindur në Corovode dhe banues në Sarandë, O. A., vjec 16, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje; K. R., vjec 15, banues ne Sarandë; Y. K., vjec 17, lindur e banues në Tepelenë; Erald Elezaj i arrestuar nga Komisariati Policisë Sarandë tre ditë më parë.
Sipas policisë ky grup kriminal, për një periudhë 2 vjecare ka kryer vjedhje banesash, lokalesh, automjetesh, motorrash etj, në qytetet Sarandë, Tepelenë dhe Përmet.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit: Lisjan Kazo, vjec 22, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje; Fatjon Abazi, vjec 22, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje.

Mbi këta persona rëndojnë veprat penale: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vrasje me dashje” e ngelur ne tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›