E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, Rama viziton familjen e Hekuran Dedës: S`ka qetësi pa drejtësi

Lideri i opozitës Edi Rama vizitën e parë për të uruar Krishtlindjet bashkë me bashkëshorten e tij Lindën e bëri në familjen e njërit prej katër viktimave të 21 janarit, Hekuran Dedës.

Vizita ishte private dhe larg syrit të mediat por kreu i PS-së e ka komentuar në faqen e tij të Twitter: Me Lindën në familjen e Hekuran Dedës ku s’ka qetësi pa drejtësi dhe ku fëmijët lexojnë shkrime të tyret për vrasjen që u mundon shpirtin, ishte mesazhi i Ramës.

Data 21 janar shënon dhe 1 vjetorin e vrasjes së Hekuran Dedës në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës së opozitës. 32-vjeçari Deda, babai i dy fëmijëve, ishte kthyer vetëm para dy muajsh (nga 21 janari 2011) nga emigrimi për shkak të papunësisë dhe ishte sërish i papunë në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›