Ministria e Drejtësisë- Prokurorisë: Inspektimi ynë është legjitim
Ministria e Drejtësisë i është përgjigjur deklaratave të djeshme të Prokurorisë në lidhje me inspektimet e kryera.
Dje ministria e Drejtësisë, shprehu shqetësimin në lidhje politikën penale të dënimit me 2 vjet burgim në rastin e marrjes se jetës së një qytetari me armë zjarri, duke u bashkuar me opinionin publik se kjo politikë penale është e papranueshme dhe bie ndesh me kërkesat e një shteti ku sundon ligji dhe drejtësia. Ky inspektim është kundërshtuar nga Prokuroria duke u vlerësuar i i palegjitimuar.
Ndërkohë që ankesës së Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me legjitimitetin e inspektimit të kryer, ministria është përgjigjur se: Inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë është kryer në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit dhe ligjin Nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar.