E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët të kërcënuar nga interneti

—Erald Shushari —

Vitet e fundit kemi parë një rritje shumë të madhe të përdorimit të internetit, komunikimin online dhe shpërndarjen e informacionit në vendin tonë. Shpejtësia me cilën është rritur përdorimi i internetit është mahnitëse. Kemi një rritje shumë të madhe të përdorimit të tij në punë, shkollë dhe padyshim në jetën e përditshme.

Përdorimi i Internetit ka sjellë një sërë përfitimesh për shoqërinë duke reduktuar distancat gjeografike dhe duke lehtësuar në maksimum shpërndarjen e informacionit. Shumë psikologë mendojnë se interneti ka sjellë një sens tjetër të jetës komunitare. Interneti ka sjellë një sërë përfitimesh për fëmijët dhe të rinjtë, duke lehtësuar kontaktet e tyre sociale, duke përmirësuar shkrimin dhe gjuhën. Por, përtej përfitimeve të mëdha që vijnë nga përdorimi i internetit, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, rritja e shërbimeve në internet dhe aplikacioneve të tjera, për fat të keq, duhet të pranojmë se kjo rritje në përdorim nuk është shoqëruar me masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga rreziqet që sjell kjo teknologji veçanërisht për fëmijët.
Jo në pak raste, zhvillimet teknologjike në fushën e internetit janë përdorur për të dëmtuar vetë përdoruesit e internetit. Është fakt sot që zhvillimi dhe shpërndarja e internetit ecën shumë më shpejt se masat mbrojtëse nga keqpërdorimi i tij. Do të doja të rendisja pasojat dhe rreziqet që përdorimi i internetit sjell dhe për fëmijët në veçanti:

  1. Së pari, ekziston një risk shumë i madh për ngacmime seksuale në internet. Ky është një problem vërtet shumë serioz. Kështu, sipas një sondazhi që u krye në SHBA, rreth 19 % të fëmijëve nga mosha 10 deri 17 vjeç, që ishin përdorues të rregull të internetit, ishin ngacmuar seksualisht të paktën një herë në vit. Një në shtatë fëmijë deklaruan se ngacmuesi ishte përpjekur, gjithashtu, t’i kontaktonte me telefon ose me postë. Rreziku që fëmijët të bien në duart e këtyre ngacmueseve në internet është i lartë për dy arsye: Interneti është lehtësisht i aksesushëm nga fëmijët.Në internet, ngacmuesin është shumë e vështirë për ta identifikuar. Interneti i jep mundësi ngacmuesit të rrijë anonim ose të prezantohet me identitet tjetër. Një problem me ngacmimet seksuale në internet është edhe mosraportimi i tyre. Nga studimet e kryera duket qartë se shumica e fëmijëve nuk i raportojnë këto ngacmime as tek prindërit, as në polici.
  2. Është rreziku që fëmijët të ballafaqohen me pamje pornografike. Edhe pse është shumë e vështirë të japësh një numër të saktë të fëmijëve që ballafaqohen me këto pamje, ajo që mund të themi është se aktualisht ekzistojnë rreth 14 milionë websit-e me përmbajtje pornografike, ku 1 milion prej tyre përmbajnë imazhe të fëmijëve.Numri i madh i websit-eve vjen për shkak sepse interneti shihet si një mënyrë unike, e sigurt, e lehte për të pasur akses nga kushdo për shitjen, grumbullimin e pornografisë me fëmijë. Pamje të tilla kanë një ndikim shumë të keq në formimin e fëmijëve, sepse ato përveç shitjes të këtyre materialeve, synojnë gjithashtu që “normalizojnë” aktivitetin e këtyre fëmijëve. Shpesh fëmijët që marrin pjesë në këto filmime janë duke qeshur ose duke bërë shprehi fytyre që tregojnë pëlqim. Gjë që në shumicën e rasteve nuk është aspak e vërtetë. Është rreziku që fëmijët të ballafaqohen me pamje dhune.
  3. Mundësia mbetet e madhe që fëmijët të bien në kontakt me pamje të dhunës duke përfshirë imazhe, thirrje për akte dhune, për akte racial, video ose imazhe të vetëvrasjeve apo udhëzime si të kryejnë vetëvrasje. Po sipas një studimi që është kryer në SHBA, rreth 39% e fëmijëve raportojnë të kenë vizituar një web ku ka pasur përmbajtje të “dhunës muzikore”, kjo është një lloj muzike “rrep” ku nxitet urrejtja ndaj këngëtareve të tjerë. Ndërsa 20 % tregojnë se kanë parë skena dhune.
  4. Ekziston rreziku që fëmijët të kërcënohen në internet.
    Kërcënimi në internet është një formë e abuzimit emocional. Sipas një statistike në SHBA, rreth 6% e fëmijëve kanë pasur kërcënime të drejtpërdrejta në internet. Edhe pse këto lloj kërcënimesh më së shumti mbeten vetëm të tilla, pra nuk pasohen me veprime konkrete për realizimin e tyre, ato shkaktojnë frike, mungesë besimi etj., tek fëmijët. Kjo është shumë e dëmshme për zhvillimin dhe mirërritjen e tyre. Një tjetër problem është bombardimi me reklama të fëmijëve në website të caktuara. Në vendin tonë, ky aktualisht nuk është një problem shumë shqetësues, po ka një rritje të tij. Kompani të mëdha reklamojnë produktet e tyre në faqe interneti, duke i kthyer fëmijët në konsumator të vërtetë. Këta të fundit i bëjnë presion prindërve për blerjen e këtyre produkteve që në shumicën e rasteve nuk i nevojitet vërtet.
  5. Përdorimi i internetit për një kohë të gjatë.
    Qartësisht, fëmijët përfitojnë nga internet duke mbajtur kontaktet me shokët, familjen, por gjithsesi është shqetësuese koha e gjatë që fëmijët harxhojnë në internet. Koha e gjatë në internet mund të shkaktojë depresion dhe vetmi. Prandaj, internet quhet edhe teknologjia e vetmisë. Shumë fëmije që për arsye të ndryshme nuk e gjejnë dot vetën në botën reale, kërkojnë një arrati në një botë tjetër, atë virtuale. Për të mos harruar se koha e gjatë në internet, nuk i jep mundësinë fëmijëve për t’u marrë me aktivitete të tjera fizike, si futbolli, basketbolli etj., të cilat janë shumë të shëndetshme për ta. Përdorimi i internetit për një kohë të gjatë mund të dëmtojë shumë edhe sytë e fëmijëve. Qëndrimi për orë të tëra përpara ekranit, përpara rrezatimit të ekranit dëmton shumë sytë.
  6. Përdorimi i internetit në shumë raste shkakton dembelizëm.
    Ministria e Arsimit në vendin tonë, me qellim nxitjen e punës së pavarur të nxënësve, ka parashikuar pothuajse në çdo lëndë dhe çdo fund kreu ato qe quhen “punë me projekte”. Këto synojnë kërkimin nga ana e nxënësve të informacioneve të detajuar për një çështje të caktuara. Edhe pse kjo duket shumë pozitive, sepse duket sikur rrit njohuritë e nxënësve, në shumë raste kjo nuk ndodh për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mungesës së përkushtimit së mësuesve. Ajo që ndodh, është që shumë fëmijë marrin copy-paste një informacion në internet, në shumicën e rasteve të gjithë të njëjtin informacion dhe mësuesit as e kontrollojnë cilësinë e këtij informacioni, as kërkojnë që fëmijët ta mësojnë këtë informacion të marrë. Ndërsa më parë, edhe thjesht për një ese në letërsi, ne na duhesh të lexonim ta paktën dy-tre libra.
  7. Përdorimi i internetit dhe luajta e lojërave në internet mund të shkaktojë probleme për perceptuar realitetin. Shpesh fëmijët luajnë lojëra online ose në rrjet Lan në qendra interneti, ku ata kanë role të caktuara. Kjo shkakton shpesh problem midis realitetit dhe fantazisë. Kjo duket qartë kur ata shpesh në jetën e përditshme përmendin emra personazhesh në lojëra të ndryshme. Ky interaksion virtual me përdorimin e identiteteve të ndryshme, mund të shkaktojë edhe probleme me personalitetin.
    Përdorimi i internetit varfëron gjuhën e komunikimit.
  8. Shpesh adoleshentët e përdorin internetin për t’u futur në rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Myspace etj., dhe për të chatuar me miqtë e tyre. Kur chatojnë ata flasin me shkurtime, pastaj fillojnë që edhe në jetën e përditshme të flasin me shkurtime.Pra demton  komunkimin e tyre.

PARANDALIMI I KËTYRE PASOJAVE NEGATIVE

Më lart, u mundova që të shpjegoj pasojat kryesore negative të internetit tek fëmijët. Por, gjithsesi, këto janë efekte negative që mund të shmangen. Në vitet e fundit ka pasur një interes në rritje në shumë vende për të diskutuar dhe gjetur mënyra sesi të mbrojnë fëmijët nga abuzimi që mund të vijë nëpërmjet internetit. Një iniciative është marrë edhe nga UNESCO, që u parashikua më vonë edhe në Konventën Për të Drejtat e Fëmijëve. Konventa në nenin 17 të saj u ngarkon detyrimin shteteve për të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e fëmijëve nga informacionet dhe materialet elektronike që mund të dëmtojnë mirërritjen e tyre. Gjithsesi për të parandaluar rreziqet e mësipërme duket një zhvillim përgjegjësish dhe bashkëpunim shumë të ngushtë midis organeve qeveritare dhe prindërve nga ana tjetër. Në këtë drejtim mbetet shumë për të bërë në vendin tonë dhe mundësitë janë që më shumë të bëhet në këtë drejtim. Për thjeshtësi do t’i ndajmë në dy lloje masat që mund të merren: masat qeveritare dhe masat që mund të marrin vetë prindërit.
Masat qeveritare

Qeveria është përgjegjëse për mirëqenien e qytetarëve të saj edhe në veçanti të fëmijëve. Kjo është shprehur shumë qartë në Kushtetutën tonë. Qeveria i ka të gjitha mundësitë financiare, burimet njerëzore, por edhe vendimmarrjen për të marrë masa të tilla. Duke u mbështetur shumë fort edhe praktikën e vendeve të tjera, mendoj se duhen marre këto masa: Duhet që sa më shpejt, duke u mbështetur në praktikën e vendeve të tjera, të miratohet një ligji i posaçëm për mbrojtjen e fëmijëve në internet. Një model i mirë mund të jetë ligji i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është një ligj që u miratua në vitin 2000. Ligji kërkon vendosjen e një filteri për aksesin e fëmijëve në internet, sidomos në shkollë ose në librari. Ligji bën rregullime të detajuara, si do të bëhet ky filtrim dhe çfarë nuk duhet e lejohet. Duhet që të ngrihet një institucion i posaçëm (watch-dog) që të identifikojë dhe të monitorojë website që vizitohen më së shumti nga fëmijët shqiptarë.
Ky institucion që do të monitorojë këto website dhe në qoftë se vë re ndonjë shkelje ligjore, si dhunimi i privatësisë, ngacmime seksuale etj., të njoftojë menjëherë organet e rendit. Duhet të miratojë sa më shpejt një strategji për mbrojtjen në internet të fëmijëve. Kjo strategji duhet të përpilohet nga specialistë të fushës, duke marrë parasysh sjelljet dhe rrethanat që jetojnë si fëmijët, familjet e tyre, po ashtu edhe të ngacmuesve. Qeveria duhet të ndërmarrë sa më shpejt një fushatë ndërgjegjësuese. Qeveria duhet të marrë një fushatë për të sensibilizuar, si fëmijët, por edhe prindërit për rreziqet në internet dhe sesi të kemi një përdorim të sigurt në internet.

Masat që mund të marrin prindërit

 

Një pjesë e përgjegjësisë i takon edhe prindërve. Ata mund të bëjnë shumë që fëmijët e tyre të mos bien pre e rreziqeve të mësipërme. Prindërit mund të marrin këto masa: Mos e vendosni kompjuterin në dhomën e fëmijës, por në një vend më të hapur, në sallon do të ishte më mirë. Salloni është një vend i hapur, ku rrinë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes dhe kështu fëmijët do të kenë frikë të vizitojnë website të caktuara. Problemi këtu është fakti që fëmijët nuk futen në internet vetëm në shtëpinë tyre. Kështu, sipas një studimi në SHBA, rreth 45% e adoleshentëve futeshin në internet në shumë vende si, në shkollë, në librari, në shtëpinë e shokëve apo në qendra interneti. Herë pas here hidhni sytë tek ekrani i kompjuterit për të parë se çfarë faqe po viziton fëmija juaj. Por mos e teproni.
Fëmija juaj ka nevojë për lirinë e tij, dhe nga ky veprim i juaji mund të ndihet i kërcënuar. Mundohuni që kur shikoni ekranin e fëmijës suaj, ky veprim të mos perceptohet si një kontroll, por si një kuriozitet nga ana juaj. Pyet se çfarë po viziton fëmija juaj, pyet sikur nuk dini si të bëni diçka në kompjuter etj. Flisni për rreziqet e navigimit në internet. Ndërtoni një komunikim të hapur me fëmijën tuaj dhe i kërkoni që në qofte se dikush përpiqet ta ngacmojë në internet t’ju njoftojë.

I kërkoni që të mos pranojnë njerëz të panjohur si miq në rrjetet sociale e ndryshme. Mos lejoni që fëmija të rrijë në internet për një kohë të gjatë ose në orët e vona të mbrëmjes. Vendosni një orar të përshtatshëm kur edhe ju jeni në shtëpi. Instaloni në kompjuterin tuaj një softwar që ndalon hyrjen e fëmijëve në faqe me përmbajtje të caktuara dhe që monitoron gjithçka që bëhet me kompjuterit tuaj.

Për fat të mirë, software të tilla ka me shumicë në internet dhe janë shumë profesionale. Ju mund të blini një në internet. Këta software janë të quajtur Child Control ose Keylogger. Janë plotësisht të fshehtë, kështu fëmija juaj nuk do ta marrë vesh që po e monitoroni. Në qoftë se nuk mund ta bëni vetë këtë, mundet që gjithmonë të kërkoni ndihmë nga një specialist i.

-

Shkrime të tjera me interes:

  1. Protesta në Kinë, censura e fshin nga interneti Kinë- Censuruesit kinezë të internetit kanë bllokuar kërkimet në rrjet...
  2. Ndalet interneti, protestë kundër ligjit të ri në SHBA SHBA- Ashtu siç ishte paralajmëruar, enciklopedia më e madhe në...
  3. Oreksi tek fëmijët stimulohet me ushqime shumëngjyrëshe Studimet e fundit kanë treguar se nëse fëmija juaj nuk...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›