21 janari, Sekui: Hetimet të jenë gjithëpërfshirëse dhe pa influenca politike
Një hetim gjithëpërfshirës, i pavarur dhe larg influencave politike është ajo çka kërkohet nga BE në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Deklarata u bë sot nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Etore Sekui, pas tryezën për drejtësinë, një aktivitet i organizuar me nismën e BE-së, në kuadër të takimit të tretë të EURALIUS.
Në lidhje me ngjarjet e fundit, ne nuk komentojmë në lidhje me hetimet. Por siç e dini, ne i kemi ndjekur deklaratat e prokurores së përgjithshme, ambasadorit amerikan, zëdhënëses së kryeministrit dhe opozitës.
Po e ndjekim nga afër zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri. Prej disa ditësh, së bashkua me ambasadorin e OSBE-së dhe atë amerikan, ne kemi nxjerrë një deklaratë trepalëshe. Ne kemi thënë që duhet të zbardhen plotësisht ngjarjet e datës 21 janar. Është e rëndësishme që hetimi të jetë gjithëpërfshirës, i pavarur dhe pa influenca politike. Shqiptarët presin të vendoset drejtësia, tha Sekui.
Më tej, ambasadori i BE-së shprehu besim të plotë te institucioni akuzës, duke theksuar se sundimi i ligjit do ta afrojë vendin më shumë me BE-në.
Ne presim që hetimet të vijojnë ndërmjet zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme, institucion në të cilin ne kemi besim të plotë. Ne besojmë se gjyqësori në Shqipëri do të bëjë punën e vet në mënyrë që të jepet drejtësia. Dua të theksoj se sundimi i ligjit është element për ecjen përpara drejt BE, tha Sekui. / Gazmira Ndoja