Tryeza për drejtësinë, Sequi: Pavarësi në gjyqësor

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka theksuar domosdoshmërinë për konsolidimin e gjyqësorit dhe reformat e duhura për garantimin e një drejtësie të pavarur. Duke folur në tryezën për drejtësinë me nismën e BE, në kuadër të takimit të tretë të EURALIUS, ambasadori Sequi ka theksuar se reforma në drejtësisë mbetet objekti kryesor për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Duhet progres i mëtejshëm në pavarësinë e gjyqësorit. Shqipëria duhet të përshpejtojë punën sa i përket korrupsionit në të gjitha nivelet. Amandament e kodeve duhet vazhdojnë me një frymë bashkëpunimi duke shmangur pengesa për ecuri të mëtejshme” ka theksuar Sequi.
Ai ka shtuar më tej se Shqipëria ka bërë përparime në reformimin e sistemit të drejtësisë ndërsa ka konfirmuar mbështetjen Bashkimit Europian për reformën në gjyqësor.
“EURALIUS është një projekt asistence i cili është i financuar nga BE-ja për të mbështetur sistemin e drejtësië. Kam vënë re një nivel mbrësëlënës që Europa ka për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. 100 milionë euro të sponcorizuara nga BE-ja që janë kthyer në projekte, gjykata, qëndra rehabilitimi, burgje, trajnime dhe në shërbime që kanë shkuar drejt të drejtave themelore të shqiptarëve” ka theksuar Sequi.