E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shfrytëzonte 26-vjeçaren, arrestohet

Një person është arrestuar nga policia e Elbasanit me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Burime nga policia bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë shtetasi Edmond Seferi i cili dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion 26-vjeçarjen me inicialet SH.B nga fshati Çengelaj i Peqinit.
 

Ndaj Seferit u morr masa e arrestit me akuzën “shfrytëzim prostitucioni” ndërkohë që policia po heton për përfshirjen e mundshme edhe të personave të tjerë në këtë rrjet prostitucioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›