Kryesia e PS ndan zonat per anetaret e saj

Partia Socialiste mblodhi këtë mëngjes kryesinë e saj. Gjatë këtij takimi u bë ndarja e zonave përgjegjëse për secilin anëtar të kësaj strukture. Kështu, deputeti, Namik Dokle do të jetë I deleguari I kryesisë së PS-së në Berat, Erion Braçe në Korçë, Ben Blushi në Elbasan, Eglantina Gjermeni në Krujë, Ditimir Bushati në Pukë e Malësi të Madhe, Valentina Leskaj në Vlorë, ndërsa Arta Dade në Tiranë. Kjo ndarje do të jetrë një mbulim i këtyre zonave përgjatë gjithë procesit parapërgatitor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndryshimi i zonave për anëtarët e kryesisë, do t’i kalojë për miratim Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillon punimet gjatë ditës së sotme.