E Diel, 1 Nëntor 2026

Davutollu anullon vizitën në Bruksel, shkak kriza me Francën

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu, anullon vizitën për në Bruksel, për të marrë pjesë në një mbledhje të BE-së për Iranin dhe Sirinë, për shkak të votimit të parashikuar të ligjit për genocidin armen nga Senati francez.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Turke deklaroi: Vendosëm të shtyjmë këtë udhëtim, në mënyrë që të qëndrojmë në Turqi, cilido qoftë përfundimi i votimit në Senatin francez.

Ndërkaq, senatorët francezë do të votojnë ditën e hënë një projektligj, i cili ndëshkon mohimim e genocidit armen, një dokument i paraqitur nga presidenti Nikolas Sarkozy, ndërsa ka shkaktuar një krizë të rëndë mes Francës dhe Turqisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›