E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama terheq vemendjen e asamblese nisni kontaktet me njerezit

Partia Socialiste ka thirur sot në mbledhje Asamblenë e saj Kombëtare. Në këtë mbledhje të parë për vitin 2012, lidershipi socialist u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të këtij forumi që të startojnë kontaktet me të gjithë qytetarët. Kjo në funksion të hapjes së kësaj partie, shtrirjes së saj përtej anëtarësisë dhe elektoratit. Por këto takime, të cilat duhet të zhvillohen në çdo cep të vendit, duhet që të kenë në qendër të bisedimeve pikërisht programin e ri të Partisë Socialiste. Ky ishte mesazhi i lëshuar nga vetë kreu i PS-së, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në këtë takim. Fillimisht Rama falenderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë dje në homazhet e organizuar nga parti pas një viti nga 21 janari i 2010-ës. Ndërkohë duke iu referuar hapave që do të ehdhë në vijim kjo parti, Rama i deklaroi se “sot fillon rruga e re e PS-së, ndaj duhet një riorganizimin tërësor i PS-së”. Por i gjithë ky riorganizim do të ketë qendër të tij, pikërisht programin politik të kësaj partie, i vlerësuar nga Rama si zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza.
“Politika jonë është e vetmja që mund të garantojë drejtësi në konkurencë. Padrejtësia fillon nga pamundësia për të konkuruar lirisht”, u shpreh rama, gjatë fjalës së tij.
Gjithashtu, duke iu referuar këtij programi dhe asaj se çfarë ofron PS si zgjidhje, Rama sqaroi se në të gjitha sektorët, si në arsim, shëndetësi, ekonomi, e kështu me rradhë do të jetë garancia për konkurencë ajo e cila do të bëjë të mundur një ndryshim thelbësor të mentalitetit që egziston në vend.
Në funksion të hartimit të plotë të këtij programi, lidershipi socialist paralajmëron që së bashku më punën e madhe në këtë drejtim, PS do të përballet me hapjen e saj dhe përfshrjen e saj të të gjithë qytetarëve që duan të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.
Ndërkohë që në këtë takim, u miratua axhenda politike e kësaj partie për periudhën janar prill 2012, programi politik, kuotizacioni për çdo anëtar partie, si dhe miratimi i ndarjeve të zonave për anëtarët e kryesisë. Përveç anëtarëve të kryesisë duhet që dhe anëtarët e asamablesë të kenë zonat e tyre përgjegjëse gjatë gjithë procesit parapërgatitor e në vijim për zgejdhjet e ardhshme parlamentare. Në këtë ndarje është përfshirë dhe emri i ish-kryetarit socialist, Fatos Nano.
Asambleja Kombëtare vendosi që ish-lideri Nano të jetë i deleguar për Tiranën.

Asamblea Kombëtare miraton të deleguarit në 12 qarqet
Për qarkun Tiranë: Arta Ddade, Sajmir Tahiri, Fatos Nano
Për qarkun Elbasan: Ben Blushi, Damian Gjiknuri
Për qarkun Korçë: Erjon Braçe, Ilir Beqja
Për qarkun Shkodër: Mimi Kodheli, Ditmir Bushati
Për qarkun Gjirokastër: Arben Isaraj, Arben Ahmetaj
Për qarkun Vlorë: Valentina Leskaj, Fatmir Xhafaj
Për qarkun Fier: Bashkim Fino, Armando Subashi
Për qarkun Dibër: Pandeli Majko, Shkëlqim Cani
Për qarkun Kukës: Arben Malaj, Besnik Bare
Për qarkun Lezhë: Lindita Nikolli
Për qarkun Berat: Namik Dokle
Për qarkun Durrës: Vangjush Dako, Eglantina Gjermeni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›