E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, deputetët Sterkaj e Doshi sërish në Prokurori

TIRANE- Dy deputetët e Partisë Socialiste Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi janë paraqitur sërish sot në Prokurori. Ata janë thirrur për të dëshmuar në lidhje me demonstratën e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 demonstrues dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

Kjo është hera e tretë që dy deputetët socialistë thirren në prokurori për tu marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitareve të demonstratës së 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›