E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Rrezik nga cenimi i standardeve Menada Zaimi

Ajo qe do te cenoje standardin ne menyre hipotetike, do te jete vullneti i partive politike, i cili per fat te keq edhe ne momentin qe po flasim, po paraqitet i shtremberuar, duke pasur parasysh qe partite politike te spektrit te majte te Parlamentit shqiptar nuk kane sjelle propozimet per komisionaret e nivelit te dyte, tha ne nje interviste per radion Evropa e Lire, kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Shqiperi, Arben Ristani

Jane tejkaluar afatet ne dispozicion te partive politike per t'i dorezuar emrat ne komisionet e nivelit te dyte te administrimit te zgjedhjeve te KZAZ-te. A jane ne rrezik standardet e zgjedhjeve lokale per kete arsye?
Ne baze te Kodit Zgjedhor, partite politike duhet te sillnin propozimet per Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor deri me date 24 janar dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhej t'i kishte te konstatuara komisionet e nivelit te dyte deri me daten 8 shkurt. Partite politike i sollen nje pjese me vonese dhe nje pjese nuk i sollen fare propozimet per anetaret e komisionit te nivelit te dyte. Konkretisht, jemi ne gjendjen qe Partia Demokratike i ka plotesuar te gjitha propozimet e saj, duke e respektuar ne detaje ligjin. Partia Levizja Socialiste per Integrim ka sjelle pjesen me te madhe, ka ende nje pjese te vogel pa e sjelle, nderkohe qe Partia Socialiste dhe Partia e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut nuk i kane paraqitur propozimet e tyre, duke shkelur ne menyre flagrante ligjin dhe duke e penguar punen korrekte te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Kjo mangesi ligjore me siguri do te sjelle cenim te standardeve ne zgjedhjet qe vijne.
Cfare do te beje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne keto kushte kur perfaqesues te opozites kane lene te kuptohet se mund edhe te bojkotojne procesin zgjedhor?
Ju kemi bere thirrje here pas here partive politike, qofte me shkrim, qofte nepermjet mediave, qe ta respektojne ligjin. OSBE-ja ka pasur dy deklarata ne kete drejtim. Por, duke qene se Kodi Zgjedhor eshte i ndertuar mbi baza mbipartizane, pergjegjesia kryesore ngelet te partite politike per te zbatuar ligjin. Megjithate, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po merr te gjitha masat per te shkuar ne zgjedhje edhe ne rast se partite politike nuk do t'i realizojne detyrimet e tyre ligjore. Pra, ne po i shikojme mundesite per ta plotesuar administraten zgjedhore mbi bazen e mundesive qe na i jep Kodi Zgjedhor.
A mund te zhvillohen zgjedhjet me kete Kod elektoral, duke pasur parasysh se raporti i OSBE-ODIR-it per zgjedhje te pergjithshme te qershorit 2009, beri nje sere rekomandimesh duke theksuar nevojen per ndryshim te Ligjit zgjedhor, me qellim zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve me te larta demokratike?
Cenimi i standardeve ne zgjedhjet e kaluara, ka ardhur nga vullneti i shtremberuar i partive politike. Rekomandimet e OSBE-ODIR-it, per ndryshimet ligjore, synonin pikerisht kanalizimin apo kornizimin e vullnetit te partive politike ne menyre qe ai te mos shfaqej i shtremberuar ne zgjedhje. Aktualisht, po kalon koha per ndryshimet e mundshme ligjore, por Kodi zgjedhor garanton mundesine e arritjes se standardeve. Ajo qe do te cenoje standardin ne menyre hipotetike, do te jete vullneti i partive politike, i cili per fat te keq edhe ne momentin qe po flasim, po paraqitet i shtremberuar duke pasur parasysh qe partite politike te spektrit te majte te Parlamentit shqiptar nuk kane sjelle propozimet per komisionaret e nivelit te dyte. Kjo do te thote kufizim i kohes i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te trajnuar komisionaret dhe per te pasur nje administrate zgjedhore profesionale.
Megjithate, ne zgjedhjet e 2009-s u vu re nje problematike e madhe ne procesin e numerimit te votave, qe si procedure shkoi te pakten 10 dite. A duhej te ishte permiresuar te pakten ky proces ne kod per keto zgjedhje?
Procesi i numerimit, sidomos ne zgjedhjet lokale, eshte me i veshtire sesa procesi i numerimit ne zgjedhjet e pergjithshme, duke pasur parasysh qe ne zgjedhjet e pergjithshme kemi nje flete votimi, ndersa ne zgjedhjet lokale ne Tirane do te kemi 4 flete votimi dhe ne pjesen tjeter te Shqiperise dy fletevotimi. Megjithate, ky numerim do kohe, eshte e sigurt se afati ligjor nuk kapet, sepse, per mendimin tim, eshte i ngushte si afat. Por, gjithsesi ajo qe sjell probleme ne numerim eshte perseri vullneti i partive politike, te cilat ashtu si ne zgjedhjet e kaluara, nuk do te duhej ta bllokonin procesin e numerimit, nuk do te duhej te futeshin njerez te paautorizuar ne vendet e numerimit ne menyre qe te lihet procesi i lire dhe ne rrjedhen e vet normale.
Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka edhe nje ngerc tjeter te forte, pasi qe prej disa javesh po zhvillon punen pa pranine e tre anetareve te saj te propozuar nga opozita. Si do te ndikoje kjo ne procesin zgjedhor?
Ajo qe me duhet ta theksoj me force eshte fakti qe keta tre anetare vertet jane te propozuar nga opozita, por ata nuk i perkasin opozites. Ata, ne baze te ligjit, jane profesioniste te lire, te cilet nga qe momenti qe jane emeruar, kane bere betimin perpara Kuvendit te Shqiperise per te qene te paanshem ne punen e tyre, per te mos mbajtur krah politik dhe mosardhja e tyre ne KQZ si pasoje e politikes se propozuesve te tyre, tregon haptazi qe ata shkelin ligjin dhe betimin qe kane bere ne Kuvend. Kjo eshte nje gjendje per te ardhur keq, por jo nje gjendje pa zgjidhje pasi KQZ-ja ka kuorumin e mjaftueshem per t'u mbledhur dhe ka votat e mjaftueshme per te administruar procesin.
Se fundmi, a do te kemi zgjedhje lokale brenda te gjitha standardeve me 8 maj?
Do te shpresoja shume qe te kishim nje proces brenda standardeve me 8 maj, por nga menyra se si ka nisur procesi, me vjen keq te them qe nuk do te arrihen dot standardet, ne rast se forcat e majta te vazhdojne te sillen ne menyre bojkotuese ndaj zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›