Tiranë, punime në Bovillë, 55 % e qytetit pa ujë
TIRANE-Gati për gjithë ditën e sotme mbi 55 përqind e kryeqytetit do vuajë mungesën e furnizimit me ujë. Ujësjellësi i Tiranës njoftoi sot se që në mëngjes herët ka nisur vendosjen e hidrovalvulës kryesore në linjën DN-1200 mm të impjantit të Bovillës. Hidrovalvola pësoi difekt të rëndë disa muaj më parë. Kjo linjë furnizon 55 përqind të qytetit të Tiranës.
Ndërrmarja e Ujësjellësit njofton se kufizimi do të jetë deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.
(d.b/BalkanWeb)
Ndërrmarja e Ujësjellësit njofton se kufizimi do të jetë deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.
(d.b/BalkanWeb)