E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, gardistët: Qëlluam vetë

Share

“Ne ishim duke bërë shaka me Faik Murtaj, në momentin kur ai bërtiti ‘diçka më kafshoi’. Menjëherë më pas ai ra përtokë dhe kur ne u afruam ai kishte vdekur”.

Këto janë momentet e fundit të jetës të demonstruesit Faik Myrtaj që u vra në bulevard, momente të rrëfyera nga dëshmitari okular Viktor Cervenaku, kryetar i komunës Frakull në Fier e po ashtu demonstrues më 21 janar në Tiranë.

Dëshmitari kujtoi se për shkak të detyrës prej 20 vitesh në polici, ai e kishte kuptuar që në fillim që bëhej fjalë për plumba të vërtetë, ndërkohë që shtoi se në kohën që po dërgonin Faik Myrtajn në spital, kishin dëgjuar në radio edhe për të vrarë e të plagosur të tjerë.

Dëshmitari Vehbi Shkjau tregoi se ishte ne rrugicën pranë Gjykatës Kushtetuese, në momentin që ishte plagosur në këmbë, por fatmirësisht jo me një plumb të vërtetë, po manovër.

Ndërkohe procesi ka vijuar pa kamera për të dëgjuar dëshminë e gardistit Agron Malaj, ish anëtar në grupin e zjarrit sipas planit të masave të hartuar në atë kohë enkas për 21 janarin.

Gardisti, i cili menjëherë pas demonstratës u përfshi nën hetim, theksoi se nuk kishin marrë urdhër nga askush për të qëlluar, por sipas tij efektivët i ishin referuar vetëm ligjit për përdorimin e armëve në gardë. Gardisti kujtoi se edhe vetë ai kishte qëlluar në ajër.

Në fillim të dëshmisë së tij, shefi i armatimit në Gardë, Mark Ndoj ia adresoi fajin vetes për mos hedhjen e firmës nga ish-komandanti, Ndrea Prendi në kohën që ai ka marrë armën në dorëzim në vitin 2009. Mark Ndoj i tha gjykatës se ‘është neglizhenca ime që kjo gjë ka ndodhur’, ndërkohë që është pikërisht kjo firmë, e cila mesa duket e shpëtoi Ndrea Prendin nga paraburgimi. Dëshmitari shtoi se ai kishte vendosur në kasafortë armët e dorëzuara prej shoferit të Ndrea Prendit, Margarit Kume, që kishte depozituar dy muaj pas 21 janarit edhe armën e tij edhe dy armë të Ndrea Prendit./TCH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›