Familja kosovare aksidentohet në aksin Kukës- Kalimash, vdes babai dhe vajza e tij 10 vjeçare
Share
Nuk kanë të sosur lajmet për viktima nga aksidentet në Shqipëri. Në mëngjes një emigrant 24 vjeçar nga Këlcyra humbi jetën në Gjirokastër. Kostandin Mboqe ndërroi jetë pasi makina doli nga rruga pas përplasjes me një kamion. E shoqja e tij shtatzënë shpëtoi nga aksidenti i rëndë.
Ndërkohë në orët e pasdites një familje kosovare është aksidentuar në Kalimash. Si pasojë kanë gjetur vdekjen babai 54 vjeçar dhe vajza 10 vjeçare, përkatësisht Agim dhe Dhurata Kurti. Nëna e tyre është e plagosur rëndë. Familja kosovare po udhëtonte nga Mitrovica për të pushuar në Shqipëri. Policia dyshon se shkak për aksidentin ishte shpejtësia e lartë.
Para pak ditësh një vajzë tjetër dhjetëvjeçare nga Kosova u shua në një aksident në Shqipëri.
