E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, nëna vdes gjatë lindjes. Fëmija shpëton

Një grua 39-vjeçare ka ndërruar jetë në maternitetin e Krujës, teksa po sillte në jetë fëmijën e saj. Valbona Qypi banuese në fshatin Luz të qytetit të Fushë Krujës ka vdekur jetë gjatë lindjes në ambientet e maternitetit të Krujës, ndërsa mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e saj si pasojë e trompozës.

Valbona Qypi ishte nëna e tre fëmijëve të tjerë, ndërsa ka sjellë në jetë edhe një tjetër gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. 39-vjeçarja ka lindur një fëmijë që i përket seksit mashkull, ndërsa sipas burimeve nga materniteti i qytetit të Krujës fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lindja e 39-vjeçares Valbona Qypi ka qenë krejtësisht natyrale, por gjatë momentit të lindjes së fëmijës së saj të katërt, ajo nuk ka mundur t`i shpëtojë vdekjes, si shkak i goditjes së saj nga trompoza.

Sipas burimeve nga spitali i maternitetit të këtij qyteti, pritet që një grup nga ministria e shëndetësisë së Tiranës të bëjnë verifikimet përkatëse të shkaqeve të vërteta që ndikuan në vdekjen e gruas 39-vjeçare nga një fshat i Fushë Krujës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›