E Diel, 1 Nëntor 2026

"21 janari", ndalohet zëvendës komandanti i Gardës

Ndalohet gardisti i dytë i cili dyshohet se ka qëlluar mbi demonstruesit në ngjarjet e 21 janarit.

Pas ndalimit të gardistit Agim Llupo ditën e sotme është ndaluar nga policia edhe zëvendës komandanti i Gardës së Republikës Alfred Ahmetcenaj.
 

Ahmetcenaj është ndaluar me urdhër të prokurorisë së Tiranës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në demonstratën e opozitës.
 

Ndërkohë ditën e djeshme policia e Tiranës gardistin Agim Lupo i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në demonstratën e opozitës ku është vrarë edhe demonstrusi Ziver Veizi.

Edhe pse gjithçka është në kuadër të dyshimeve paraprake, ekspertiza balistike tregon se plumbi që kishte në trup demostruesi nga Gjirokastra i përkiste armës së një prej gardistëve. Gjithsesi hetimet si dhe autopsia do të jenë ato që do të zbardhin vdekjen e Veizit si dhe tre demostruesve të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›