Prokuroria: 20 vjet burg për gardistët

Dy gardistët e 21 janarit rrezikojnë 20 vjet burg minimum deri në burgim të përjetshëm. Vepra penale për të cilën akuzohen zv.komandanti i gardës Alfred Ahmetcenaj si dhe shefi i shtabit të njësisë Agim Llupo është ajo e parasikuar nga neni 79 i kodit penal gërma DH dhe Ë, ku shkruhet, vrasje në rrethana të tjera cilësuese, germa dh, kundër dy ose më shumë presonave dhe gërma ë, në mënyrë të rrëzikshme për jetën e shumë presonave dhe dënohet me burgim jo më pak se 20 vjet ose më burgim të përjetshëm.
Sipas prokurorisë dy të ndaluarit do të procedohen me paraqitjen në Gjykatë të kërkesës për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit, si persona të dyshuar për kryerjen në bashkëpunim të kësja vepre penale. Do të jetë gjykata e kryeqytetit ajo që do të caktoj pas 48 orësh edhe masën e sigurisë për dy gardistët e akuzuar për ngjarjen e 21 janarit.
Ndërkohë që po ditën e martë në orën 18.00 në Prokurorinë e Tiranës, u dorëzuan komandanti i gardës Ndrea Prendi, si dhe gardistët Dashamir Shehi, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku. Kështu menjëherë mbas dorëzimit, policia gjyqësore e Tiranës, ka zbatuar për ta, urdhërat e ndalimit, të datës 22.01.2011, për ndalimin e tyre, duke i vënë ata në dispozicion të prokurorit.
Sipas prokurorisë të ndaluarit pasi janë marrë ne pyetje nga organ i akuzës ku kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit të datës 9 shkurt nga ana e prokurorëve u urdhërua lirimi i menjëhershëm për pesë nga gjashtë drejtuesit e gardës, për komandatin Ndrea Prendi si dhe gardistët e tjerë Dashamir Shehi, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku. Ata kanë dëshmuar në lidhje me demonstratën e 21 janarit si dhe urdhrat që janë dhënë nga ata ku është qëlluar me armë nga punonjës të gardës.