E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari opozita kerkon kontrollin e Gardes se Republikes nga Kuvendi

Se shpejti ne Komisionin e Sigurise Kombetare do te thirren per raportim drejtuesit e larte

Opozita kerkon verifikim te organikes se Gardes se Republikes se Shqiperise. Vendimi me i fundit i Prokurorise se Pergjithshme per ndeshkimin e kryegardistit Ndrea Prendi per ngjarjet e 12 janarit ve ne levizje deputetet e opozites ne Komisionin Parlamentar te Sigurise. Deputetet e opozites ne mbledhjen e djeshme te komisionit kerkuan zyrtarisht nje seance degjimore dhe nisjen e kontrollit te Ministrise se Brendshme dhe Gardes se Republikes. Nisma e opozites kerkon nisjen e kontrollit mbi te gjitha edhe per Ministrine e Mbrojtjes. Ne e shohim te arsyeshme qe te ngreme nje grup kontrolli per Ministrine e Mbrojtjes ne baze te rregullores se Kuvendit si dhe disa seanca degjimore per disa tematika qe ne kemi ngritur edhe ne sesionin e kaluar. Dua te sjell ne vemendje se nuk eshte realizuar seanca degjimore me ministrin e Jashtem pas mosmarreveshjesh qe paten lidhur me mbledhje te hapur ose te mbyllur. Ne kerkojme nje seance degjimore me ministrin e Brendshem sidomos per sa u perket statistikave te krimit pra metodologjise qe ata perdorin per keto statistika ne menyre te vecante per krimin e organizuar. Po me ministrin e Brendshem se bashku me komandantin e Gardes ne detyre te raportojne mbi menyren dhe strukturen e Gardes se Republikes nisur edhe per hetimin e drejtuesve per ngjarjet qe ne te gjithe dime tha nenkryetari i komisionit socialisti Ilir Gjoni. Deputeti socialist Lutaj beri nje propozim konkret duke theksuar se pas ketyre kontrolleve duhet te dilet me nje raport te posacem per tu miratuar nga ana e Kuvendit. Bazuar ne nenet 19 dhe 102 pika 3 e Rregullores si komision pergjegjes per nje mendim tone per ngjarjet reale qe keta sektore kane shkelur ligjin une mendoj qe te ngreme dy grupe pune per te kontrolluar Ministrine e Brendshme dhe Ministrine e Mbrojtjes per materialet qe ato kane derguar. Se pari ne duhet te bejme nje ballafaqim me legjislacionin sepse konstatojme se jane shkelur dukshem ligjet dhe qofte per Ministrine e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura si dhe problemet strukturore brenda Policise se Shtetit. Nese komisioni bie dakord i propozojme tematiken konkrete dhe me pas te hartojme nje raport dhe tia paraqesim me pas Kuvendit per miratim tha Lutaj. Kryekomisioneri Demi ne lidhje me mungesen e seances degjimore me zv.kryeministrin e ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto tha se kjo eshte shtyre ne nje dite tjeter. Anetari i komisionit socialisti Gazmir Bizhga u shpreh se nisma e PS-se eshte e bazuar dhe se eshte ne funksion dhe te 12 rekomandimeve te BE-se per mirefunksionimin e Kuvendit. Bizhga ka bere ne te njejten kohe prezent edhe perplasjet dhe luhatjet e shifrave ne lidhje me kartat e falsifikuara. Ky eshte nje komision dhe perfaqeson nje Parlament dhe eshte ne aktivitet te plote. Ne kete mbledhje nuk ezaurohet argumenti pasi eshte mbledhja e pare e komisionit theksoi Demi. Ai beri te qarte se PS-ja duhet ta depozitoje kerkesen dhe se me pas do te shqyrtohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›