Parlamenti hetim per lirimin e dy gjeneraleve Zaimi dhe ela
Lirimi i dy gjeneraleve Arian Zaimi dhe Kudret ela do te jete objekt i hetimit nga Komisioni Parlamentar i Sigurise se Kuvendit te Shqiperise. Dy gjeneralet Zaimi dhe ela i kane depozituar ketij komisioni nje leter ankese te vecante per menyren e largimit te tyre ku nxjerrja ne rezerve nga Ministria e Mbrojtjes sipas tyre eshte ne kundershtim me ligjin. Fakti i paraqitjes se kesaj ankese u be nga kryekomisioneri Leonard Demi. Vete deputeti demokrat ne cilesine e kryetarit tha se dy gjeneralet nuk jane dakord per menyren se si kane dale ne lirim. Komisioni propozon dy emra deputetesh per te pare se si qendron puna dhe kerkojne ndihmen e komisionit u shpreh Demi. Nga mazhoranca eshte propozuar emri i deputetit te PD-se Luan Skuqi ndersa nga opozita u propozua emri i socialistit Pirro Lutaj. Dy deputetet kane per detyre qe te kryejne kontroll ne Ministrine e Mbrojtjes. Me vone Lutaj dhe Skuqi do te perpilojne nje raport duke vleresuar nese ky lirim eshte ne perputhje me ligjin ose jo.
Letra e ZaimitGjeneralmajor Arian Zaimi ka depozituar nje leter prane komisionit ku e cileson si jo ligjore nxjerrjen ne lirim te tij. Gjeneralmajor Arian Zaimi i cili eshte titulluar oficer me 10 maj 1981 ne daten 16 dhjetor 2011 te Dekretit Nr. 7187 per daljen e tij ne rezerve ka plotesuar vetem 30 vjet e 8 muaj si kohe qendrimi ne sherbimin aktiv nga koheqendrimi ligjor prej 35 vjetesh te parashikuar ne ligj. Pretendohet se nxjerrja ne rezerve e gjeneralmajor Arian Zaimit 4 vjet e 4 muaj perpara kohes se parashikuar nga ligji perben shkelje ligjore. Koha e sakte e daljes se tij ne rezerve sipas ligjit te siperpermendur duhet te jete data 10 maj 2016 shkruan Zaimi ne letren e tij. Sipas tij ligji Nr. 9171 Per gradat dhe karrieren ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise ne nenin 11 percakton kohen maksimale te qendrimit ne sherbim aktiv sipas gradave per ushtaret nenoficeret dhe oficeret ne te cilin per graden madhore te gjeneralmajorit qe mban Arian Zaimi koha ligjore e qendrimit ne sherbimin aktiv eshte 35 vjet. Me tej ne nenin 11 pika a te ligjit ne fjale percaktohet si me poshte
a Ushtaraku i cili ka plotesuar afatin maksimal te sherbimit ne nje grade dhe nuk ka marre graden e radhes del ne rezerve/lirim. Zaimi shkruan se me gjithe kerkesat e bera nga Ministria e Mbrojtjes nuk jane bere prezente arsyet e lirimit te tij. Sipas tij nxjerrja rezerve e tij bie ndesh me Kodin e Procedurave Administrative Ligjin Nr. 9210 date 23.03.2004 Per statusin e ushtarakut te FA te RSH dhe Ligjin Nr. 9171 date 22.01.2004 Per gradat dhe karrieren ushtarake ne FA te RSH.
Propozimi i ministrit te Mbrojtjes drejtuar Presidentit te Republikes si dhe Dekreti Nr. 7187 date 16.12.2011 per daljen ne rezerve te gjeneralmajor Arian Zaimit jane ne kundershtim me ligjin Nr. 9171 Per gradat dhe karrieren e ushtarakut te FARSH-se dhe si i tille ky dekret duhet te revokohet. Duke besuar ne autoritetin Tuaj dhe te Komisionit Parlamentar qe Ju drejtoni mbetem me shpresen se Ju dhe Komisioni Parlamentar per Sigurine Kombetare do te beni te mundur zgjidhjen e padrejtesive ne lidhje me nxjerrjen ne rezerve te gjeneralmajor Arian Zaimit thuhet ne letren drejtuar deputeteve te Sigurise.